E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 17 minuta më parë
Kronikë

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat e sigurisë për tre autoret

Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e rëndë të dhunimit të një 17-vjeçareje, e cila u bë publike përmes pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për shtetasen L.L., “arrest në shtëpi” për të miturën K.G., ndërsa për të miturën M.R. caktoi masën “shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”.

Reklamë

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarat po hetohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Reklamë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe vendim të gjykatës, u caktuan masat e sigurimit personal ‘Arrest me burg’ për shtetasen L.L., ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen e mitur K.G., dhe ‘Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik’ për shtetasen e mitur në konflikt me ligjin M.R. të gjitha të dyshuara për kryerjen e veprës penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’ e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve, lidhur me procedimin penal nr. 1094, të vitit 2026, i cili ka në objekt hetimin e ngjarjes së dhunës së ushtruar ndaj një të miture, e bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale,deri në këto momente të hetimit, identifikimit të personave të përfshirë në ngjarje dhe veprimeve të kryera prej tyre, janë evidentuar fakte të cilat kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm për ekzistencën e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim. Faktet e evidentuara deri në këtë fazë të hetimit kanë diktuar nevojën për marrjen e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim.

Duke qenë se në këtë procedim janë të përfshirë persona të mitur, Prokuroria u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe subjekteve mediatike që të shmangin publikimin, shpërndarjen dhe ripublikimin e pamjeve filmike apo të të dhënave që mund të çojnë në identifikimin e të miturve të përfshirë në këtë ngjarje, duke respektuar detyrimet ligjore për mbrojtjen e privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të tyre.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithahëm, Fier, do të vijojë të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm të procedimit penal, në masën që një informim i tillë nuk cenon sekretin hetimor, të drejtat e të miturve dhe garancitë procedurale të parashikuara nga ligji.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë