E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nisin tensionet në Bulevard, gurë drejt Kryeministrisë dhe xhama të thyer në Kryesinë e Kuvendit! Policia: Distancohuni nga dhuna!

Tensionet e para janë shënuar në Bulevard, ku një grup protestuesish kanë sulmuar me gurë godinën e Kryeministrisë, duke tentuar të thyejnë edhe ndriçuesit e saj.

Pak më herët, protestuesit kanë thyer xhamat e godinës së Kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë, pamjet e siguruara nga “Vizion Plus” tregojnë se një grup tjetër protestuesish kanë hequr pllakat e trotuarit, të cilat mund të përdoren për të goditur efektivët e policisë.

Reklamë

Nga ana tjetër, efektivët u kanë bërë thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës.

“Distancohuni nga dhuna”, dëgjohet të thotë një prej efektivëve të policisë.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.