E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Mirditë, plagosen gjashtë kushërinjtë e mitur

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Fanit, në Mirditë. Si pasojë janë plagosur gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë mjetin pa leje. Ai ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Reklamë

Të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportuan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca.

Sipas të dhënave të deritanishme, të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar në përputhje me ligjin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë