Rekrutimet në administratë do të bëhen sipas një sistemi të ri, falë disa ndryshimeve në ligjin për shërbimin civil, që qeveria ka inicuar për t’u përshtatur me nevojat dhe kërkesat e tregut.
“Përmes ligjit, ne vendosim një testim kombëtar që zhvillohet periodikisht dhe jep mundësi për çdo të ineresuar që të aplikojë për të qenë potencialisht një kandidat për tu bërë pjesë e shërbimit civil. Duke marrë provimin, kushdo ka të drejtë të pajiset me një certifikatë dhe brenda një peridhe 4-vjeçare, të aplikojë për një vend pune në shërbimin civil”, tha Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Çdo vit, në administratë ka rreth 1 mijë vende të lira pune, por ministrja Adea Pirdeni, gjatë një konference me gazetarët, shtoi edhe se administrata do të jetë më e hapur për të pranuar profesionistë edhe jashtë sistemit.
“Ne aktualisht mund të rekrutojmë në pozicion drejtuese vetëm 20% të totalit të pozicioneve vakante drejtuese në administratë. 80% të tjera duhet ti rekrutojmë nga brenda sistemit. Kjo ka nxjerrë në pah një nga problematikat që ne kemi sot për të tërhequr brenda administratës funksione dhe profesionistë me natyrë drejtuese për menaxhimin e mesëm. Me ndryshimet në ligj ne do ta hapim procedurën e aplikimit për pozicionet drejtuese jo vetëm për 20% apo 50%. Sepse kemi nevojë për më shumë mundësi, më shumë flekslibilet për të krijuar mundësi edhe profesionistëve të nivelit të mesëm jashtë adminsitratës publike që të bëhen pjesë e adminsitratës. Por edhe për të nxitur konkurrencën dhe për të mos krijuar përshtypjen për një zyrtar publik që pozicioni që ti ke është aty, do jesh përjetë dhe askush nuk të lëviz”, u shpreh Pirdeni.
Adea Pirdeni shtoi se interes të lartë aktualisht ka për vende pune që lidhen me menaxhimin e fondeve të BE, transformimin digjital apo me proceset ligjvënëse. Nga ana tjetër, administrata ka nevojë për profesione si inxhinierë hidrikë apo hidrokaburesh, të cilat po shkojnë drejt zhdukkjes.
/vizionplus.tv





