Ish-deputeti i Partisë Socialiste Enver Reçi, ishte i ftuar në studion e emisionit Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj.
Reçi ka rrëfyer me dhimbje se në gjykimin e tij, Partia Socialiste nuk është më ajo që ishte në kohën kur e drejtonte Fatos Nano, dhe Enver Reçi ishte ligjvënës në parlament.
Pjesë nga biseda:
Reçi: Fakti është që në këtë insert ka shumë të vërteta dhe kjo është shumë me rëndësishme, që një televizion i thotë të vërtetat ashtu siç janë. Sepse më vjen keq ta them, por kjo nuk është më PS.
Borakaj:Ju vjen keq?
Reçi: Shumë keq, kam dhimbje.
Borakaj: Kur u bë kjo ndarja, mes Rilindjes dhe PS-së së vjetër, në 2013 ishte?
Reçi: Shumë më përpara.
Borakaj: Ishte një projekt për të shkëputur PS-në nga ajo që është sot?
Reçi: Padyshim. Madje është fshehur hapur që ajo që ka ndodhur me Nanon nuk duhet të jetë më histori i PS-së. Mesa duket ardhja e lidershipit të ri kërkonte një rrugë tjetër, por që mesa duket e pambështetur sa duhet në normat demokratike dhe në statutin e partisë. Shembulli i parë u dha që në Kongresin kur u zgjodh Edi Rama. Ajo jetë e brendshme demokratike e Partisë Socialiste, ai debat që kishte PS-ja, ajo këmbëngulja që kishte PS-ja për të bërë atë program që ajo mendonte se i takonte si parti e majtë europiane, nuk është sot.
Borakaj: Ka të bëjë kjo me lidershipin?
Reçi: Padyshim me lidershipin. Ka të bëjë me faktin që sot në PS komandon vetëm njishi. Dhe kjo është e papranushme. Unë po të them vetëm një fakt. Tirana sot nuk ka një kryetar të Partisë Socialiste.
/vizionplus.tv





