Dy punonjës policie kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar për në spital, pas lëndimeve që morën nga gositja me sende të forta nga ana e protestuesëve.
Fillimisht efektivëve iu dha ndihma e parë në Pedonale, por pas përkeqësimit të gjendjes së tyre ata u transportuan me ambulancë për mjekim më të specializuar.
Po ashtu, edhe disa protestuese vajza kanë mbetur të lënduara dhe janë shoqëruar edhe ato në drejtim të autoambulancës.





