Ka tension dhe përplasje mes protestuesve dhe punonjësve të policisë para Kuvendit të Shqipërisë, atje ku tashmë është duke u zhvilluar seanca plenare.
Protestuesit kanë sulmuar me vezë makinat e parkuara para Kuvendit, por edhe makinat me të cilat janë larguar zyrtarët e lartë të shtetit.
Disa makivan janë goditur me vezë dhe me bidona uji ndërsa janë larguar nga parlamenti. Është dashur disa herë ndërhyrja e policisë për të larguar nga dera kryesore e Kuvendit protestuesit.





