Kryetari i PD, Sali Berisha, shfrytëzoi komunikimin e përjavshëm në rrjetet sociale për tu bëre apel mbështetësve të tij t’i bashkohen protestës së qytetarëve kundër qeverisë Rama.
Berisha deklaroi se sot, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.
“Thirrja ime është jep dorëheqjen menjëherë se ti je armiku më i egër i të rinjve shqiptarë. Je arrogant, je cinik, ti i urren ata dhe kërkon që ata të largohen nga Shqipëria.”
Kryetari i PD akuzoi Kryeministrin Rama se po përdor mjete të ngjashme me ish-sigurimin e diktaturës komuniste për të sulmuar protestuesit
“Çdo ditë dhe çdo natë kalon nga bota dixhitale në botën e errët të policisë sekrete shqiptare. Merret me njolla, merret me biografi njëlloj si etërit e tij. Sulmon një javë rresht njërin apo tjetrin personazh pse mori fjalën apo pse tha një parullë që nuk duhej ta thoshte.”
Berisha ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama po sulmon edhe UCK në betëjën kundër protestuesve, duke iu referuar një postimi në rrjetet sociale të Taulant Ballës.
“Arritën në shkallë ekstreme të përbaltin një nga heronjtë më të lavdishëm të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar në fund të shekullit të 20, Tahir Sinanin. Nxorën, rrëmuan si hiena të policisë sekrete të dikurshme fatura, dokumente pa asnjë interpretim, për të përbaltur luftën, për të përbaltur UÇK-në”
Berisha u kërkoi mbështetësve të opozitës të injorojnë thirrjet në protestë kundër vetë tij, pasi sipas tij sulmet kundër PD vijnë nga partitë e reja që duan të bëhen opozita e opozitës.
/vizionplus.tv





