Pas suksesit të edicionit të parë, AI Business Summit, një organizim i Shoqatës së Biznesit Grek, bëri bashkë në Tiranë drejtues biznesi, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të teknologjisë, në një diskutim të gjerë mbi ndikimin dhe përdorimin konkret të Inteligjencës Artificiale nga bizneset.
Edicioni i dytë i samitit u përqendrua te aplikimet reale të Inteligjencës Artificiale dhe mënyra se si kompanitë po e integrojnë atë në proceset e tyre të përditshme për të rritur efikasitetin, për të nxitur inovacionin dhe për të krijuar mundësi të reja zhvillimi.
Përgjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën me zhvillimet më të fundit në fushën e Inteligjencës Artificiale, ndoqën diskutime dhe prezantime të nivelit të lartë, si dhe u njohën me raste konkrete të zbatimit të AI në sektorë të ndryshëm.
“Teksa AI përparon, duhet të eksplorojmë hapësira të reja sepse Inteligjenca Artificiale pritet që të revolucionarizojë ccdo aspekt të prodhimit. Për Greqinë, përdorimi i Inteligjencën Articiale me përgjegjësi është një prioritet strategjik. Por jo vetëm Greqia ka përparuar në përdorimin e AI. Edhe Shqipëria ka ndjekur të njëjtën rrugë. Dua të përmend këtu ministren e parë digjitale, që ishte një ide shumë inovative. Shqipëria dhe Greqia mund të thellojnë bashkëpunimin e tyre edhe në këtë sektor. Prandaj evente si ky janë të rëndësishme sepse të japin mundësinë për të ndarë ide dhe eksperienca, si edhe për të identifikuar rrugë për bashkëpunim të mëtejshëm”, tha Lambrini Komini, ambasadore e Greqisë në Shqipëri.
“Edicioni i dytë rikthehet me një temë AI in practice. Këtë vit vijmë me raste konkrete, duke zgjedhur disa sektorë, si ai bankar apo telekomunikacioni. Ne kemi si mision për të krijuar këtë platformë, nisi si një ide e thjeshtë, por me shumë perspektiva për të ndihmuar biznein dhe për të krijuar një platformë ku do të jetë sipërmarrja, akademia, teknologjia dhe institucuionet bazë që do të diskutojnë për transformimin më të rëndësishëm të ditëve tona, Inteligjenca Artificiale”, tha Denald George Tafani, president i Shoqatës së Biznesit G/vizirek
AI Business Summit riafirmon angazhimin e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri për të promovuar transformimin digjital, inovacionin dhe dialogun konstruktiv mbi teknologjitë që po formësojnë të ardhmen e biznesit.
/vizionplus.tv





