Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, në afërsi të vendit të quajtur “Afrim i Ri”.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Seat” dhe një mjet tip “Kama”, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.
Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.
/vizionplus.tv





