Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima...

Operacion masiv në Krujë kundër kultivimit të kanabisit, policia:...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina, 3 persona...

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me armë zjarri...

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë...

SHBA: Progres në bisedimet me Iranin! Trump: Nëse Teherani...

Vala e të nxehtit godet Europën, humbin jetën dy...

“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dokumentin, Dritan...

Kampusi i ri universitar në Durrës, Rama: Rezultat i...

“Vrapo, vrapo”, shpërthen papritur vullkani në Guatemalë, turistët përjetojnë...

Kampusi i ri universitar në Durrës, Rama: Rezultat i protestës së studentëve, dëgjuam me vëmendje çfarë kërkonin! Do adresojmë problemin e strehimit

23 Qershor 10:43

Në Durrës u zhvillua prezantimi i pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e Kampusit të Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, një projekt i rëndësishëm që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja dhe jeta studentore ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi. Kampusi i ri pritet të kthehet në një nga projektet më të mëdha të zhvillimit urban dhe akademik në vend, duke sjellë së bashku studio prestigjioze ndërkombëtare dhe arkitektë shqiptarë në një garë idesh për të ardhmen e universitetit.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria po zhvillon një seri konkursesh ndërkombëtare që, sipas tij, përfaqësojnë ambicien për transformimin urban dhe akademik të vendit.

Shefi i qeverisë shtoi se projekti synon të hapë një faqe të re në zhvillimin e arkitekturës dhe hapësirave universitare në vend.

Rama: Jemi në një konkurrs ndërkombëtar të radhës në vazhdën e dhjetëra konkurrseve të tilla të cilat janë shëmbëlltyrë e ambicies tonë për Shqipërinë dhe prej të cilave lindin mundësira të jashtëzakonshme për zhvillime që ndryshojnë jo vetëm cilësinë e jetës të atyre që bëhen përdoruesit e asaj që ndërtohet, por ndryshojnë edhe mënyrën e të parit të vetes dhe të së ardhmes së një komuniteit. Jemi shumë krenarë që kemi krijuar universitetin më të madh të hapur në Evropë të zhvillimit urban duke bërë bashkë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh dhe studiosh prestigjioze ndërkombëtare me studiot lokale, me arkitektët dhe arkitektet e reja të Shqipërisë. Është një universitet i hapur sepse u jep mundësi të gjithë atyre që janë përkushtuar arkitekturës dhe zhvillimit urban që të ballafaqojnë dijet e tyre, bindjen e tyre me dijet dhe me bindjet e akritektëve dhe të studiove që janë në pararojë të zhvillimeve urbane në botë. U jep mundësi të rriten profesionalisht.

Kryeministri u shpreh se ky zhvillim vjen si vazhdim i ndryshimeve të nisura pas protestës studentore të vitit 2018, e cila, sipas tij, shërbeu si pikë reflektimi për reformat në arsimin e lartë.

Ai theksoi se projekti synon gjithashtu të adresojë edhe çështjen e strehimit të studentëve përmes krijimit të një zone rezidenciale me kushte më të përballueshme dhe më sociale.

Rama: Sot jemi në kushtet kur kemi gati zanafillën e një projekti shumë të madh dhe ambicioz për kampusin e ri unversitar të Durrësit, për të investuar në një zhvillim që do të përmbyllë një proces të nisur shumë vite më parë. Do të mundësojë që këtu të mos ketë thjesht studentë që vijnë për të marrë shërbim dhe për t’u larguar por të ketë një qendër komunitare studentore e cila të jetojë 24 orë. Ky është një tjetër rezultat i protestës së studentëve të vitit 2018, ku ne dëgjuam me shumë vëmendje se çfarë kërkohej dhe ndamë gjithçka që nuk kishte lidhje me të ardhmen dhe me mundësitë tona, me atë që kishte realisht lidhje me të ardhmen. Mbi bazën e paktit të universitetit ndërtuam një proces, i cili solli risi pozitive për studentët, kushte shumë më të nira në konvikte dhe universitete, mbështetje më të madhe financiare për arsimin e lartë. Sot ky proces duhet të shkojë një shkallë më tutje. Duam t’i japim një drejtim edhe çështjes shumë të mprehtë të strehimit të studentëve gjatë periudhës së studimeve pasi jo të gjithë studentët qëndrojnë në konvikte, jo e gjithë infrastruktura e konvikteve ka kapacitetet të përballojë kërkesat dhe shumë studentë marrin apartamente me qira dhe kjo e rëndon buxhetin e tyre. Krijimi i një zone rezidenciale për studentët bën të mundur që studentët të kenë një strehim shumë më të arsyeshëm dhe të socializohen.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
durres Edi Rama

Nga e njëjta kategori

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima nga mbytjet

më shumë...

E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një sherri për motive xhelozie, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Shqipëria në sytë e Eugène Pittard, çelet në Korçë ekspozita me fotografitë e studiuesit zviceran

më shumë...

Operacion masiv në Krujë kundër kultivimit të kanabisit, policia: Lënda narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, punohet për identifikimin e autorëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:24

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë:...

1:12

E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë...

1:05

Shqipëria në sytë e Eugène Pittard, çelet...

12:53

Operacion masiv në Krujë kundër kultivimit të...

12:45

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina,...

12:20

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me...

12:16

Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë...

12:12

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin...

11:58

Rreziku nga insektet e zvarranikët, mjekët: Në...

11:53

SHBA: Progres në bisedimet me Iranin! Trump:...

11:37

Vala e të nxehtit godet Europën, humbin...

11:28

“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr...

10:58

Kriza familjare! David dhe Victoria Beckham i...

10:43

Kampusi i ri universitar në Durrës, Rama:...

10:42

“Vrapo, vrapo”, shpërthen papritur vullkani në Guatemalë,...

10:33

Tensione në kantierin e aeroportit të Vlorës,...

10:03

“Nuk jam ‘Godfather-i’ i Shqipërisë”, Rama për...

9:54

Sulm brutal në tren në Sidnei, u...

9:32

“Jetoj dhe punoj në Mal të Zi,...

9:27

Ndryshime në kupolën vendore të Policisë, emërohen...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • “S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.