Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga...

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Ceremoni vlerësimi në Policinë e Shtetit për zyrtarët e Ambasadës Amerikane në përfundim të misionit në Shqipëri

15 Qershor 17:06

Policia e Shtetit organizoi një ceremoni vlerësimi me rastin e përfundimit të mandateve në Shqipëri të Zëvendësshefes së Misionit, në detyrë, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të Shefit të Zyrës Rajonale të Sigurisë në këtë ambasadë.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues Madhor Skender Hita, dhe drejtuesve të lartë të Policisë, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë nga zj. Kathryn Hammond dhe z. Jonathan Ellis, gjatë viteve të shërbimit në Shqipëri.

Kontributi i të dyve ka vënë gurë të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe operacional ndërmjet agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve, si dhe në mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë përshëndetëse, Drejtor Hita shprehu mirënjohje për zj. Hammond dhe z. Ellis, për ndihmën e pakursyer për Policinë e Shtetit, dhe theksoi se mbështetja në trajnime, logjistikë dhe hetime të përbashkëta, si dhe shkëmbimi i informacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve financiare dhe krimeve ndërkufitare, kanë njohur rezultate gjithnjë në rritje falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer.

Drejtor Hita shprehu se edhe pse misioni i tyre në Shqipëri përfundoi, miqësia dhe partneriteti me vendin tonë do të vijojnë të mbeten të forta. Gjithashtu iu uroi suksese në detyrat e ardhshme.

Nga ana e tyre, zj. Hammond dhe z. Ellis shprehën mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit dhe institucionet shqiptare, duke shprehur besimin e tyre te Policia e Shtetit dhe te profesionalizmi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita.

Ata vlerësuan rezultatet e arritura në luftën kundër krimit, mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri dhe theksuan se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ka qenë ndër përvojat më të mira profesionale të karrierës së tyre.

Posted Under:
Kronike
Tagged:
Hita Policia e Shtetit Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

më shumë...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i FA në përballimin e vatrave të zjarrit

më shumë...

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep detaje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:52

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri...

11:39

200 raste në ditë tek “Trauma”, mjekët:...

11:35

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët:...

11:21

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë...

11:14

Ylli Zalla inskenoi shpërthimin e tritolit në...

11:06

Djegia e hotelit në Vlorë, Shoqata e...

10:52

Tritol në banesën e Ylli Zallës në...

10:06

Me djegie të rënda në trup dhe...

9:58

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

9:23

Flakët përpinë lokalin dhe hotelin në Vlorë,...

9:09

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi...

8:54

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin...

8:39

Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri...

8:35

E diela me mot të kthjellët, reshje...

8:17

Përfshihet nga flakët hoteli në Lungomare, disa...

8:10

Dashuria dhe karriera, horoskopi për ditën e...

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.