Zjarri që shpërtheu të premten në Herbon, në Padron (A Coruna) të Spanjës mbetet aktiv dhe ka djegur tashmë rreth 330 hektarë.
Autoritetet kanë shpallur alarmin e nivelit 2 dhe rreth dhjetë shtëpi mbeten të evakuuara.
Edhe pse në mëngjes dukej se zjarri po stabilizohej, temperaturat e larta mbi 30°C , dhe era e përkeqësuan situatën me kalimin e ditës.
“Ka mjaft erë, të cilën nuk e patëm në dimër”, tha vetë kryebashkiaku i Padron, Anxo Rei Arca.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë regjistruar asnjë viktimë ose dëme në shtëpi, megjithëse afërsia e zjarrit me disa qendra të banuara po e mban nivelin e lartë të gatishmërisë.
Ky zjarr vjen mes shqetësimit në rritje për zjarret në pyje në Galicia.





