Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova...

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë...

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të shihni se...

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri i Ismail Qemalit valëvitet me krenari, nuk do të ndalemi deri sa ta çojmë Shqipërinë në majë

12 Qershor 18:38

Partia Socialiste festoi sot në “Sheshin Italia” 35-vjetorin e themelimit, ku morën pjesë themelues, anëtarë dhe simpatizantë.

Në fjalën e tij, kryetari i PS-së, Edi Rama, theksoi se ai ndihet krenar për atë që socialistët kanë arritur.

Kryesocialisti tha se sot ndihet më krenar se kurrë, sepse që prej ardhjes në pushtet të socialistëve nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të Shqipërisë në shitje dhe se flamuri i Ismail Qemalit valëvitet me krenari.

Ai kujtoi gjithashtu liderin historik të PS-së, Fatos Nano, i ndarë nga jeta pak kohë më parë, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite për Partinë Socialiste.

Ndërsa shtoi se PS-ja nuk do të ndalet derisa ta çojë Shqipërinë në majën ku i takon, në Bashkimin Evropian.

“Qysh se PS-ja ka marrë drejtimin e Shqipërisë dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian, ky vend nuk është kurrë për shitje. Flamuri i ngritur në Vlorë nga Plaku i Pavarësisë nuk është më një çarçaf, por për ne, për mua, Shqipëria është një amanet i shenjtë në sytë, në mendjen dhe në zemrën time.

Prandaj jam krenar sot në këtë përvjetor përballë të gjithëve ju, qoftë përballë atyre që më besuan, qoftë përballë atyre që ishin në të drejtën e tyre të mos më besonin, dhe qoftë përballë atyre që kishin të drejtën të më luftonin.

Jam krenar edhe përballë atyre që nuk janë sot, ku dua të veçoj liderin historik, Fatos Nano. Krenaria e tij për t’u shprehur publikisht në vitet e fundit të jetës së tij, edhe pasi marrëdhënia jonë kaloi në faza dramatike, mbetet për mua një vlerësim i veçantë.

Ashtu siç më shkon mendja për veteranët e luftës, edhe pse nuk janë më me ne. Nuk krenohem përpara jush e çdo anëtari të familjes sonë se kam bërë gjithçka mirë apo se nuk i kam hyrë në hak askujt. Jo, nuk e kam bërë çdo gjë mirë. Kam gabuar jo njëherë dhe, edhe pse kurrë nuk kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë ta kem bërë pa qëllim.

Krenohem se i kam dhënë dhe do t’i jap PS-së gjithçka që kërkohet nga një lider. Së bashku me PS-në, ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe çdo shqiptari, që sot e thotë pa siklet: jam shqiptar dhe jam krenar. Sepse ne dhe askush tjetër do ta çojmë Shqipërinë në majën ku dielli lind andej nga perëndon”, tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
“Ismail Qemali” 35 vjetori PS rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte mburoja e një populli, jo agresori

më shumë...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila! SPAK jep detaje për operacionin kundër rrjetit të narkotrafikut

më shumë...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë zëdhënësi i qeverisë iraniane shkruan në shqip “Rama ik”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

5:33

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga...

5:14

SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11...

5:13

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.