Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në festën e 35-vjetorit të PS, tha se ishte pikërisht kjo forcë politike që hartoi ligjin e parë me standarde evropiane për zonat e mbrojtura në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk kishte më parë një kuadër ligjor në këtë fushë.
Sipas Ramës, gjatë qeverisjes socialiste, sipërfaqja e zonave të mbrojtura është zgjeruar deri në afro 25% të territorit të vendit, ndërsa u krijua edhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura.
Lexo edhe :
Related Posts
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se janë ndaluar ndërtimet e nëntë hidrocentraleve në lumin Valbonë, ndërsa janë anuluar 40 kontrata të tjera për hidrocentrale.
Rama: Ligjin e parë me standarde evropiane të zonave të mbrojtura e bëri PS në mandatin e parë. Shqipëria nuk kishte ligj për zonat e mbrojtura. Ishim ne që e çuam në thuajse 25% sipërfaqen e zonave të mbrojtura, pra 1 në 4 e territorit është zonë e mbrojtur. Ishim ne që krijuam Agjencinë e Zonave të Mbrojtura. Sot Shqipëria ka rrjetin më të zhvilluar të mbrojtjes. Shqipëria është i vetmi vend i rajonit ku kemi 12 parqe kombëtare, 28 parqe natyrore dhe mbi 700 monumente natyrore. Në lumin e Valbonës kemi ndaluar ndërtimin e plot 9 hidrocentraleve. Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Në Greqinë fqinje, nuk i është vënë lumit të egër mbrojtja që i është dhënë në Evropë sa ne.
/vizionplus.tv






