Gjashtë pjesëtarët e grupit kriminal që ranë në prangat e policisë në 9 qershor në Vlorë u lanë në burg nga gjykata. Togat e zeza që u përfaqësuan nga gjyqtarja Renata Kocaqi vendosi ndaj tyre burg pa afat duke i dhënë të drejtë kërkesës së prokurorisë.
Nga operacioni me emrin “Grupi” u dërguan pas hekurave gjashtë nga tetë personat për të cilët ishte lëshuar urdhërarrest për krime kundër personit dhe trafikim te lendeve narkotikëve.
Të arrestuarit me rekorde të shumta kriminale lëviznin me automjete të blinduar gjithmonë të armatosur, edhe kur uleshin në lokalet e qytetit.
Mes tyre bëjnë pjesë Ilir Dula ose Aleksandër Dula i shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Apelit në Leçe të Italisë në 2024 me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafikim narkotikësh përmes krimit të organizuar.
I arrestuar nga i njëjti operacion përfundoi edhe 55 vjeçari Turi Aligjoni autori i plagosjes me armë zjarri i 27-vjeçarit Kevi Lazaj në 7 qershor, që po ashtu u la në burg nga gjyakta. Atij iu sekuestrua edhe një automjet “BMË X5”, që dyshohet se u përdor për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së dy ditëve më parë.
Nderkohe u sekuestruan edhe 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete, njëri prej tyre, i blinduar.





