Një operacion i gjerë policor po zhvillohet prej orëve të para të ditës në qytetin e Vlorës dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës.
Aksioni po drejtohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe vijon ende në terren. Sipas burimeve paraprake nga policia, deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar të paktën 5 persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe armë.
Ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me veprat penale që po hetohen apo objektivin e plotë të operacionit.
Forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, ndërsa pritet që pas përfundimit të aksionit të ketë një njoftim zyrtar me rezultatet e plota të operacionit.
/vizionplus.tv





