Të paktën 12 persona janë plagosur, mes tyre dy në gjendje të rëndë, pas të shtënave me armë zjarri gjatë festivalit vjetor Old West End në qytetin e Toledos, në shtetin e Ohajos, SHBA. Autoritetet dyshojnë se dy persona të armatosur kanë shkëmbyer zjarr mes turmës së pjesëmarrësve.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës gjatë zhvillimit të festivalit në lagjen historike Old West End. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momente paniku, me dhjetëra njerëz që vrapojnë për t’u larguar dhe për të gjetur strehim pas shpërthimit të të shtënave.
Sipas policisë, të gjitha indiciet tregojnë se dy autorë kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit në mes të turmës. Deri më tani asnjëri prej tyre nuk është arrestuar, ndërsa hetimet janë në vijim.
BREAKING: Moment shots fired at Old West End Festival in Toledo, Ohio; ‘many victims’ pic.twitter.com/nUoo5IcO9c
— Rapid Report (@RapidReport2025) June 6, 2026
Mes të plagosurve ka persona të moshave nga 14 deri në 61 vjeç. Autoritetet kanë bërë të ditur se, pavarësisht plagëve të marra, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Zona ku ndodhi sulmi mbetet e rrethuar nga policia, ndërsa hetuesit po analizojnë pamjet filmike dhe provat e mbledhura në vendngjarje. Qytetarëve u është kërkuar të kontrollojnë videot dhe fotografitë e realizuara me telefonat e tyre për të ndihmuar në identifikimin e autorëve.
Dëshmitarët okularë përshkruan skena kaosi dhe paniku. Njëri prej tyre tha se dëgjoi të paktën dhjetë të shtëna, ndërsa njerëzit u shtrinë menjëherë në tokë për t’i shpëtuar plumbave. Policia vazhdon kërkimet intensive për kapjen e personave përgjegjës.
/vizionplus.tv
BREAKING: ‘Many victims’ after shooting near Old West End Festival in Toledo, Ohio pic.twitter.com/xhVLiir23F
— Rapid Report (@RapidReport2025) June 6, 2026





