Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja si rreshtohet...

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga rruga, lejon...

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe qytetarëve! Kalohet...

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat...

Gatuzo firmos kontratën me klubin e ri

Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon...

Trump konfirmon bisedën e tensionuar me Netanyahun: Isha i...

Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën...

Sulmet me dron, Kuvajti shpall non grata dy diplomatë...

Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre të pandehur

3 Qershor 17:22

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për një dosje që lidhet me trafikimin e armëve dhe municioneve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas vendimit, Adulla Hoxhaj, Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u shpallën fajtorë për trafikim armësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa Rifat Avdiaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Adulla Hoxhaj u dënua fillimisht me 13 vite burg për disa vepra penale, përfshirë trafikimin e armëve, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtjen pa leje të armëve e municioneve. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën dhe përfundimisht ai u dënua me 8 vite e 8 muaj burg.

Ndërkohë, Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u dënuan secili me nga 8 vite burg, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të procesit, gjykata vendosi konfiskimin e një arsenali të gjerë armësh dhe municionesh të sekuestruara në banesën e të pandehurit Adulla Hoxhaj më 1 gusht 2024. Ndër sendet e konfiskuara përfshihen pistoleta të markave të ndryshme, një automatik, silenciatorë, pajisje optike, si dhe veshje ushtarake.

Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar që një sërë pasurish të luajtshme, përfshirë automjete të markave Volkswagen, Toyota, Audi dhe Volvo, si dhe një motoçikletë, të qëndrojnë në kuadër të hetimit financiar dhe pasuror në vazhdim.

Palët kanë të drejtë të ushtrojnë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda një afati prej 15 ditësh, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
Gjykata E Posaçme grup i strukturuar Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja si rreshtohet Kombëtarja

më shumë...

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga rruga, lejon qytetarët të protestojnë para kryeministrisë

më shumë...

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

më shumë...

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe qytetarëve! Kalohet rrethimi i parë nga protestuesit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

5:41

Gatuzo firmos kontratën me klubin e ri

5:22

Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e...

5:21

Trump konfirmon bisedën e tensionuar me Netanyahun:...

5:13

Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u...

5:07

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

5:03

Sulmet me dron, Kuvajti shpall non grata...

4:51

Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec

4:40

Hita pret ambasadorin suedez Ström: Partneriteti Shqipëri-Suedi...

4:17

Sulmet e Iranit me dronë, konfirmohet një...

3:00

Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monumenti...

2:52

Panairi i gastronomisë detare, “Marina Orikum” organizoi...

2:44

Pretenca për bashkëpuntorët e Veliajt, SPAK kërkon...

2:44

Noizy dëshmon për tritolin, reperi thotë në...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqe...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do t...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.