Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë...

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha flet për...

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore, siç ndodh...

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet për projektin...

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat...

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...

“Më tregoni me gisht si prurësin e një fatkeqësie...

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet, rriten tensionet...

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçari kishte...

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa...

“Pishë Poro nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë”, Rama: Ligji lejon zhvillimin e aktivitetit ekonomik

1 Qershor 10:48

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka dalë këtë të hënë, 1 qershor, lidhur me ngjarjen e Zvërnecit, ku punonjësi i një shoqërie private të sigurisë së kantierit ku po protestohej, goditi me grusht njërin prej protestuesve.

Rama deklaroi se zona e Pishë Poros nuk bën pjesë në kategoritë më të larta të mbrojtjes mjedisore, duke theksuar se statusi i saj si peizazh i mbrojtur nuk e përjashton zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, sociale dhe turistike.

Gjatë një reagimi publik, Rama tha se ishte qeveria socialiste që në vitin 2017 ndërmori procesin e zgjerimit të mbrojtjes së territoreve natyrore në Shqipëri, duke përshtatur legjislacionin me standardet ndërkombëtare.

“E vërteta është e mërzitshme dhe gënjeshtrat janë argëtuese.

Ka qenë kjo shumicë parlamentare e PS-së dhe kam qenë unë kryeministër, në mandatin tonë të parë, kur kemi bërë futjen në mbrojtje të Republikës së Shqipërisë në të gjithë territoret e cënuara, në 2017.

Pishë Poro nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet edhe sipas IUCN-së në kategorinë e 5-të, peizazh i mbrojtur, dhe për shpalljen peizazh i mbrojtur ka një vendim qeverie.

Por ajo që është e rëndësishme të thuhet është që në 2017 këto kategori në ligjin tonë janë adoptuar në mënyrë të plotë. Thelbi është praktikisht i gjithi i ligjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare.

Në parim, sa më lart të shkohet në kategoritë 1-2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Kategoritë 5-6 janë ndërtuar në konceptin e bashkëjetesës së natyrës me aktivitetin ekonomik, social dhe turistik. Për këtë arsye, kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim. Aty banojnë njerëz.

Në hartën e Europës ka jo pak laguna shumë përafërsisht të ngjashme me këtë lagunë, që janë destinacione turistike të jashtëzakonshme, ku ka aktivitet të plotë ekonomik dhe social.

Në nenin 20 të ligjit, përcaktohet qartësisht se peizazhi i mbrojtur është një territor ku mund të ekzistojnë qendra banimi dhe aktivitete si peshkimi, turizmi, bujqësia.

Në pikën 4 të nenit 20, përcaktohet se zonat urbane, autostradat, lejohen të ushtrohen nëse subjekti pajiset me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Prandaj, miqtë e mi, ka qenë dhe është peizazh i mbrojtur”, tha Rama.

/vizionplu.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
pishe poro rama

Nga e njëjta kategori

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së kërkon leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

më shumë...

Dy javë nga finalja e Ferma VIP, tre nga konkurrentët më të spikatur në televotim

më shumë...

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

më shumë...

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha flet për Zvërnecin: Dënoj dhunën ndaj protestuesit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:35

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu...

12:16

Dy javë nga finalja e Ferma VIP,...

12:05

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

11:19

“Laguna është në pikë të hallit, lërini...

11:18

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha...

11:09

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente...

10:59

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore,...

10:58

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet...

10:48

“Pishë Poro nuk është një zonë e...

10:34

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...

10:24

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar,...

10:18

“Më tregoni me gisht si prurësin e...

10:10

Rama reagon për ngjarjet në Zvërnec: Ata...

9:38

Konflikti për borxhin, arrestohet autori i plagosjes...

9:30

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet,...

9:11

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

8:56

Përplasjet në Zvërnec, Policia e Shtetit i...

8:29

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:08

“Mos nxitoni të merrni vendime”, parashikimi i...

10:44

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i...

Më të klikuarat

  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • “Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi n...
  • Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.