Uefa Champions League do të njohë sonte fituesin e këtij edicioni, skuadrën më të mirë të Europës, e cila do të dalë nga çifti Paris Saint-Germain vs Arsenal.
Fituesit në fuqi të trofeut më të madh përballë londinezëve që rikthehen për herë të dytë në finale pas plot 20 vitesh, kur atëherë mundeshin nga Barcelona.
Sulmi më i mirë….francezët e 44 golave në këtë sezon, përballë mbrojtjes më të fortë…vetëm 6 gola të pësuar në 14 ndeshje…supersfida e orës 18:00 në Budapest do të jetë një luftë e vërtetë sportive.
Parisienët në letër jepen për favoritë.
Ata janë duke kaluar një periudhë magjike. Janë dominues absolut prej vitesh të futbollit kombëtar, ndërsa në Europë e kurorëzuan suksesin e tyre në edicionin e kaluar kur mundën 5 me 0 Interin në finale dhe tani duan të rikonfirmohen më të mirët.
Patën një nisje jo të mirë të edicionit, por ishte e njëjta pamje sikurse në sezonin e kaluar.
Ndeshje pas ndeshje e fazë pas faze u përmirësuan, duke nxjerrë jashtë ekipe si Monako, Chelsea, Liverpul dhe mbi të gjitha Bajern.
Skuadra e Luis Enriches e luan finalen më e freskët në aspektin fizik, sepse kampionati një javë përpara Premier Liges. Lajme të mira për trajnerin spanjoll, i cili ka rikuperuar plotësisht Dembelen dhe Nuhnjo Mendes të cilët do të jenë titullarë.
Ndërsa Ashfrar Hakimi gjithashtu është rikuperuar, por mund ta nisë nga stoli për t’i lënë vend Zaire Emery në të djathtë sikurse luajti edhe ndeshjen e kthimit në Mynih.
Përballë tyre janë londinezët, aq shumë të uritur për një trofe europian. Fituan kampionatin anglez pas 22 vitesh dhe pas dy dekadash janë rikthyer edhe në finalen e Champions me shpresën se kësaj radhe do të jetë momenti i tyre.
Kanë entuziazëm brenda tyre dhe çka është më e rëndësishmja janë ekipi i vetëm që nuk është mundur në këtë sezon të Champions.
Janë mbrojtja më e fortë, me vetëm 6 gola të pësuar e në 9 raste e kanë mbajtur rrjetën të paprekur.
A janë gjithmonë kaq domethënëse shifrat? Jo, natyrisht që jo. Mirëpo janë një bazë nga ku topçinjtë kanë të drejtë të shpresojnë. Ben Uait është e vetmja mungesë e konfirmuar, ndërsa Timber është rikuperuar dhe do ta nisë nga stoli.
Ka disa dilema në mendjen e Mikel Artetes për formacionin, Havarez apo G’Jokerez në majë të sulmit si dhe emra si Trosard, Eze, Ljuis Skelly, Odegard, Zubimendi për pak pozicione.





