Detaje të reja mga plagosja me armë zjarri e Juxhin Hamajezi një ditë më parë në Tiranë.
Efektivë të komisariatit nr. 4 identifikojnë dhe shpallin në kërkim 3 persona, një si autor i dyshuar dhe dy të tjerët si bashkëpunëtorë. I dyshuari në kërkim është Klodian Kallo, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani.
Sherri mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar ishte i hershëm pasi Hamajezi i kishte marrë një automjet Kallos me vlerë rreth 30 mijë euro dhe paratë nuk ia kishte dhënë.
Policia dyshon se Kallo kishte shkuar tek lokali i 34- vjeçarit Hamajezi për t’i kërkuar lekët ose në të kundërt do e vriste.
Fillimisht mes tyre ka pasur një debat e më pas Kallo ka nxjerë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34-vjeçarit, i cili ka marë vetëm një plumb në këmbë.
I plagosuri është me precedent penal, i arrestuar për trafik klandestinësh, ndërsa në 2018 i shpëtoi një atentati teksa u qëllua me armë nga Santiago Malko.
Gjatë marjes në pyetje 34- vjeçari Hamajezi nuk ka pranuar të japë deklarime para grupit hetimor.
/vizionplus.tv





