Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

Në fletë është vetëm emri i tij, Sali Berisha...

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje,...

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari “luftë” me...

Kush po fiton e kush po humbet nga bllokada...

I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura rekord

Rama përfundon vizitën në Japoni: Shenjë respekti për Shqipërinë...

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD, Berisha kandidati...

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i...

Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari “luftë” me policinë greke, qëlloi mbi efektivët gjatë tentativës për t’u arratisur (EMRI)

23 Maj 09:57

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të së shtunës në Mikrolimano të Athinë. Rreth orës 05.30, efektivë të stacionit të Pireut konsideruan të dyshimtë një burrë që ndodhej jashtë një dyqani në Mikrolimano dhe u përpoqën ta kontrollonin atë. Në përpjekje për t’u arratisur, i dyshuari i drejtoi armën një oficeri policie. Njëri nga oficerët e policisë u kundërpërgjigj duke përdorur armën e tij të shërbimit, duke rezultuar në plagosjen e autorit, i cili u transportua në spitalin “Attikon”. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 armë zjarri dhe 6 granata që dyshohet se i përkisnin autorit.

Pas transportimit në spital, i dyshuari është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjec, nga Fieri, i njohur ne Greqi si “Titi”, person me precedentë të rëndë penalë. Ai më parë ka përdorur edhe emrin Astrit Hasani.

Nuk dihet se si Xhelo ka përfunduar në Greqi, pasi të paktën deri vitin e kaluar ai ndodhej në “Arrest shtëpie” në Fier me mbikqyrje 24 orë nga FNSH, nën akuzat “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë. Madje në 30 mars 2025, ai ishte arrestuar pasi kishte kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.

Xhelo ishte izoluar në banesën e tij në Fier pasi ishte person i shpallur në kërkim në Greqi për akuzat e mësipërme. Ai ishte arratisur nga burgu i Petro Ralli në Greqi në qershor 2019 bashke më dy të burgosur të tjerë, duke arritur të marrë peng një gardian. Ai ndodhej në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.
Pas arratisjes, ai mbërriti në Shqipëri dhe në tetor 2019 u arrestua në Vlorë me një pistoletë pa leje.

Drejtësia greke dërgoi dosjen e tij në Shqipëri, dhe gjykata vendosi ndaj tij masën “Arrest shtëpie” për aluzat që kërkohej në Greqi, konkretisht “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë”. Këtë masë ai e kryente në banesën e tij në Fier nën mbikqyrjen e FNSH.

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret

Nga e njëjta kategori

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje, arrestohen dy persona, pritet ekstradimi (EMRAT)

më shumë...

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

më shumë...

Kush po fiton e kush po humbet nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura rekord

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Në fletë është vetëm emri i tij,...

11:30

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

11:27

“Diluni për zot pëgjegjësive që u janë...

11:03

Në kërkim nga Italia për trafik droge...

10:35

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori...

10:04

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

9:57

Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari...

9:40

Kush po fiton e kush po humbet...

9:03

I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...

8:50

Rama përfundon vizitën në Japoni: Shenjë respekti...

8:46

Parashikimi i motit për sot, 23 maj...

8:22

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD,...

8:18

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Maj...

12:11

Në nominim kokë më kokë, kush u...

12:02

“Dëshira ime, të hanim një darkë të...

11:26

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie...

11:15

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka...

11:02

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të,...

10:46

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i...

10:23

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend? Eksperti: Po shk...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.