Pas daljes së Vanesës, Indri ka ndryshuar dhe nuk është aspak real. I këtij mendimi ka qenë Sara, e cila krijoi një afrimitet shumë të afërt miqësor me Vanesën.
Sara ka pasur gjatë këtyre ditëve diskutime të vazhdueshme me Indrin, dhe shkak për këto janë bërë veprimet e aktorit dhe afrimiteti i tij me Klevisën.
Lexo edhe :
Por sipas Sarës, në pozitat ku është, Indri thjesht po tenton të shtyjë e ndonjë javë më tepër, ku thekson se atij i ka “humbur busulla”.
“Kur ka qenë Vanesa këtu jam kursyer shumë për mendimet e mia këtu, që shpesh herë mund të mos kenë qenë pozitive për Indrin. Nuk kam ndikuar kurrë tek marrëdhënia e tyre. Edhe në javën e fundit që kam parë disa gjeste që nuk më kanë pëlqyer, prap së prapë Vanesës nuk i kam thënë gjë sepse nuk kam dashur të jem personi që futet në mes, duke e ditur që Vanesa lëndohet në këtë situatë.
Pas daljes së Vanesës kam parë një shkëputje totale të Indrit që kam parë kur ishte Vanesa, në Indrin që unë po njoh tani dhe unë nuk e di se kush është Indri real. Unë kam dëgjuar disa komente kundrejt Klevisës që mu dukën të tepërta dhe nuk është norale kur ke dikë jashtë që je i lidhur dhe të pret. Unë si shoqe e Vanesës i shikoj më afër zemrës këto veprime. Më duket sikur i ka humbur busulla dhe po e kërkon në çdo cep. Për personat që nuk kanë një shtyllë kurrizore dhe nuk mbajnë një qëndrim, nuk i kam qejf. Indri nuk është real dhe do të mbijetojë na një javë më shumë”, tha Sara.






