Nis nata e shtatëmbëdhjetë e Ferma VIP 3 në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.
Nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, Ferma VIP 3 është tashmë spektakli më i ndjekur në të gjitha trevat shqipfolëse.
Një televotim i hapur kokë më kokë mes Henrit dhe Blerinës, por kë ka vendosur publiku për të larguar nga ferma. Pas ditësh të mbushura me tension, strategji dhe diskutime mes fermerëve, publiku mban në duar fatin e dy prej konkurrentëve më të komentuar të këtij sezoni.
Si çdo javë, edhe sonte Agai do të vendosë përballë fermerëve sfida të reja, të cilat pritet të testojnë jo vetëm forcën fizike dhe durimin, por edhe marrëdhëniet mes tyre.
Në një periudhë ku nervat janë në limit dhe çdo vendim mund të ndikojë lojën, sfidat e Agait pritet të ndezin edhe më shumë atmosferën brenda fermës.
Po me raportin Moza-Zhaku, çfarë po ndodh?
Përplasjet në fermë sa vijnë e bëhen më të forta, me debate dhe diskutime që pritet të analizohen në spektaklin e sotëm LIVE në Vizion Plus, të moderuar nga Arbana Osmani, me opinionistët Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira.
Gjithashtu, gjatë spektaklit priten edhe surpriza. Mbrëmja e sotme premton spektakël dhe zhvillime të forta, ndaj ndiqeni LIVE në Vizion Plus dhe në linkun e YouTube.
/vizionplus.tv





