Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2026
Vizion fokus

19 të vrarë në Libanin jugor, tre fëmijë e...

Konferenca Vjetore e Mikrofinancës, 400 përfaqësues nga vendi e...

“Projekti “Smart City” do të zbatohet brenda vitit të...

Putin dhe lideri kinez rinovojnë planet për ndërtimin e...

“Mbrojtja e territorit prioritet”, ministri Lamallari: Masa të shtuara...

Mbështeti protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut, Meidani...

Rama takim me kryeministrin Kim Min-seok, Koreja e Jugut...

Xi Jinping pret me ceremoni shtetërore Vladimir Putinin në...

Aksident tragjik në Laç, një person humb jetën, katër...

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond...

“Projekti “Smart City” do të zbatohet brenda vitit të ardhshëm”, Lamallari: Kemi marrë masa për parandalimin e zjarreve

20 Maj 10:40

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë të ditur se brenda vitit të ardhshëm do të nisë zbatimi i projektit “Smart City” në disa shkolla në Tiranë, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore.

Në një konferencë për media, Lamallari tha se projekti synon të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të sigurisë në shkolla përmes teknologjisë së avancuar dhe mbikëqyrjes elektronike.

“Kemi 330 efektivë që bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit. Përmenda projektin Smart City. Është projekt që ndryshon faqen e historisë së sigurisë në Shqipëri”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se sistemi do të ndihmojë në identifikimin e situatave të rrezikshme, përfshirë raste kur nxënësit mund të mbajnë mjete prerëse, duke sinjalizuar në kohë institucionet përkatëse.

“Brenda vitit të ardhshëm do të kemi zbatimin e këtij projekti në 21 shkolla në Tiranë”, theksoi Lamallari.

Ministri u ndal gjithashtu te masat për sezonin e verës, duke theksuar se është hartuar një plan i posaçëm për parandalimin e zjarreve, përfshirë edhe raste të zjarrvënieve të qëllimshme.

“Ministria e Brendshme ka hartuar një plan masash. Në fokus mbetet parandalimi i rasteve të zjarrit, mbrojtja e jetës, pronës dhe mjedisit”, tha ai.

Sipas tij, po forcohet bashkëpunimi me bashkitë dhe autoritetet vendore, ndërsa kontrollet do të vijojnë në hotele, bare dhe restorante me fluks të lartë qytetarësh, me qëllim garantimin e një turizmi më cilësor dhe më të sigurt.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Lamallari ministri

Nga e njëjta kategori

Gabimi që bëjmë gjithmonë për ruajtjen e freskisë së vezëve dhe nuk e paskemi ditur

më shumë...

19 të vrarë në Libanin jugor, tre fëmijë e katër gra humbën jetën nga sulmet izraelite

më shumë...

Konferenca Vjetore e Mikrofinancës, 400 përfaqësues nga vendi e bota diskutojnë sfidat tek “Melia Durrës”

më shumë...

“Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përlotet avokati Vishaj: Si reagoi ish-bashkëshortja pasi publikova lajmin e divorcit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:45

Gabimi që bëjmë gjithmonë për ruajtjen e...

12:34

19 të vrarë në Libanin jugor, tre...

12:25

Konferenca Vjetore e Mikrofinancës, 400 përfaqësues nga...

12:11

“Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përlotet...

12:05

“Pas 40 vitesh u rrëzova në tokë”,...

11:49

Qershia “mban” fermerët në Elbasan, është burimi...

11:22

Hita në Sarandë: Efektivët që mbajnë lidhje...

11:05

Kontrolle të befasishme në burgun e Vlorës,...

10:52

Parakalim i gabuar, makina përplaset me motorin...

10:50

Aksidenti në Lezhë, policia: Viktimë shoferi 56-vjeçar,...

10:40

“Projekti “Smart City” do të zbatohet brenda...

10:34

Putin dhe lideri kinez rinovojnë planet për...

10:32

“Mbrojtja e territorit prioritet”, ministri Lamallari: Masa...

10:24

Goditje në radhët e policisë, Lamallari për...

10:20

Mbështeti protestën e studentëve në Maqedoninë e...

9:42

Tragjedi në New York! Humb jetën 56-vjeçarja...

9:40

Rama takim me kryeministrin Kim Min-seok, Koreja...

8:56

Xi Jinping pret me ceremoni shtetërore Vladimir...

8:38

“Kujdes me shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve...

8:30

Ditë me diell, parashikimi i motit për...

Më të klikuarat

  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime në PS, Rama qeshi ku...
  • Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur mikesh...
  • Progres me IBAR, Coela vendos te enjten, Këshilli Europian r...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.