Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 maj 2026, në rrugën e fshatit Damjan, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi O. K., 26 vjeç, ka përplasur një këmbësor, shtetasin B. A., 57 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/vizionplus.tv





