Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj u paraqit këtë të martë në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, pasi Gjykata e Lartë, pak ditë më parë e nxori ate nga “arresti shtëpiak”.
Ish – drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e marrrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, duhet të paraqitët tashmë dy herë në muaj.
Karçanaj është nën hetim lidhur me procedurat tenderuese të zhvilluara nga AKSHI, ku SPAK po verifikon 12 tendera , të dyshuar si të paracaktuar.
Hetimet lidhen me kontrata për mirëmbajtjen e serverave të institucioneve shtetërore dhe dyshimet se kriteret janë hartuar në favor të kompanive të caktuara.





