Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Gazetari i Vizion Plus, Ervin Sina, mëson se Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i besojë teknikut italian pas përfundimit të bashkëpunimit me brazilianin Sylvinho.
Maran pritet të zyrtarizohet këtë të martë në orën 10:00.
Tekniku italian do të zëvendësojë Sylvinhon, me të cilin FSHF nuk arriti një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Braziliani mori drejtimin e Shqipërisë në shkurt të vitit 2023 dhe arriti të kualifikojë kuqezinjtë në Kampionatin Europian 2024.
62-vjeçari Rolando Maran njihet për eksperiencën e gjatë në futbollin italian, kryesisht me skuadra të Serisë A dhe Serisë B, si Chievo, Genoa, Pisa, Brescia, Vicenza, Catania, Cagliari.





