Vizion Plus ka siguruar pamjet e grabitjes së armatosur mesditën e sotme në Kamzë. Siç shihet në video, dy grabitësit largohen nga argjendaria me bizhuteritë e vjedhura dhe me armë në dorë. Nga vendi i ngjarjes ata janë larguar me një motor ndërsa kanë qenë me skafandra në kokë për tu mos identifikuar.
Një person i armatosur është futur brenda një argjendarie në qendër të Kamzës rreth orës 13:00 dhe, nën kërcënimin e pistoletës, ka arritur të grabisë disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Sipas policisë, autori ka qenë bashkë me një person tjetër, i cili e ka pritur jashtë biznesit dhe më pas të dy kanë ikur me një motor.
Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur zbulimin e dy autorëve.
Dyshohet se agresori i armatosur që rrëmbeu bizhuteritë të jetë një person i njohur për policinë, i skeduar edhe më herët për grabitje.





