Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

Trump paralajmëron Tajvanin të mos kërkojë pavarësi nga Kina: Nuk dua përplasje me Pekinin

16 Maj 08:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje Tajvanit të mos ndërmarrë hapa drejt shpalljes zyrtare të pavarësisë nga Kina, gjatë një interviste për Fox News pas përfundimit të samitit dyditor me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.

Trump theksoi se politika amerikane ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar dhe se Uashingtoni nuk synon përplasje me Pekinin.

“Nuk dua të shoh dikë që shpall pavarësinë”, deklaroi ai, duke shtuar se SHBA-ja nuk kërkon një konflikt ushtarak me Kinën.

Trump on Taiwan:

I’m not looking to have somebody go independent. And, you know, we’re supposed to travel 9,500 miles to fight a war? I’m not looking for that. pic.twitter.com/9mkk2sTtkO

— Clash Report (@clashreport) May 15, 2026

“Dua që situata të qetësohet. Dua që Kina të qetësohet”, u shpreh presidenti amerikan.

Marrëdhëniet SHBA–Tajvan dhe politika e “Një Kine”

Shtetet e Bashkuara kanë prej dekadash lidhje të ngushta me Tajvanin dhe, sipas ligjit amerikan, janë të detyruara t’i ofrojnë ishullit mjete për vetëmbrojtje. Megjithatë, Uashingtoni nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin si shtet të pavarur dhe marrëdhëniet me Pekinin bazohen në politikën e “Një Kine”.

Trump deklaroi më herët se nuk është “angazhuar në asnjë drejtim” lidhur me mundësinë e ndërhyrjes ushtarake amerikane në rast konflikti për Tajvanin.

Paralajmërimi i Xi Jinping

Sipas mediave shtetërore kineze, Xi Jinping e cilësoi çështjen e Tajvanit si “temën më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA”.

Gjatë bisedimeve ai paralajmëroi se, nëse çështja nuk trajtohet siç duhet, “dy vendet mund të përplasen apo edhe të hyjnë në konfrontim”.

Megjithatë, i pyetur nëse e konsideron të mundshëm një konflikt me Kinën për shkak të Tajvanit, Trump u përgjigj:

“Jo, nuk e besoj. Mendoj se gjithçka do të shkojë mirë. Xi nuk dëshiron luftë.”

Qëndrimi i Tajvanit

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, ka deklaruar më herët se Tajvani nuk ka nevojë të shpallë zyrtarisht pavarësinë, pasi e konsideron veten tashmë një shtet sovran.

Pekini e ka sulmuar vazhdimisht verbalisht Lai-n, duke e cilësuar “nxitës trazirash” dhe “shkatërrues të paqes”.

Ndërkohë, shumica e qytetarëve të Tajvanit mbështesin ruajtjen e statusit aktual, pa shpallje formale të pavarësisë, por edhe pa bashkim me Kinën.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Lin Chia-lung, deklaroi se qeveria po ndjek nga afër samitin SHBA-Kinë dhe po mban komunikim të ngushtë me Uashingtonin dhe vende të tjera partnere.

Ai akuzoi Kinën për rritje të rrezikut në rajon përmes “veprimeve agresive ushtarake dhe shtypjes autoritare”.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kinë SHBA Tajvan trump

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren: Situata është nën kontroll!

më shumë...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe hoteleve, nis evakuimi i banorëve dhe turistëve

më shumë...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në fund të shtatorit

më shumë...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:07

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi...

10:27

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë...

10:15

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në...

9:57

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në...

9:55

Ushqimi që mund të ndihmojë tretjen dhe...

9:52

Poliçani sërish në protestë, Këshilli Bashkiak paralajmëron...

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

Më të klikuarat

  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.