Një tjetër javë në “Ferma VIP” po mbyll një cikël të ngjeshur me ngjarje të papritura, rivalitete të forta dhe momente që kanë ndryshuar rrjedhën e lojës.
Spektakli i mbrëmjes së sotme premton surpriza, ndërsa fermerët e mbetur në garë kanë nisur aludimet lidhur me eliminimet apo renditjet e mundshme.
Një tjetër konkurrent do të mbyllë rrugëtimin e tij në Fermë. Publiku do të ketë sërish rolin kryesor në vendimin e fundit, pasi ka ende mundësi të shpëtojë një nga katër të nominuarit mes Blerinës, Henrit, Vanesës dhe Sarës.
Konkurrentët janë të angazhuar çdo ditë me sfida të ndryshme, që shpesh bëhen vendimtare në këtë pikë të lojës. Këto momente, të cilat testojnë aftësitë e tyre, shtojnë gjithnjë e më shumë ngarkesën emocionale të këtij reality show-i.
Marrja e drejtimit të punëve të fermës nga Indri, ka sjellë reagime të ndryshme në radhët e fermerëve. Megjithatë, Indri është treguar i kujdesshëm në ndarjen e punëve dhe detyrave në fermë.
“Ferma VIP 3”, që transmetohet 24 orë në 7 ditë të javës, ka pasur momentet që kanë lëkundur thellë raportet mes VIP-ave dhe kanë zbuluar karakteret e tyre të vërteta. Publiku ka pasur mundësinë të shohë një pasqyrë të thellë të dinamikës mes konkurrentëve, duke u ofruar kështu një spektakël të plotë dhe emocionues.
Të gjitha zhvillimet e fundit dhe surprizat që do të ndodhin, do të zënë vend në natën e pesëmbëdhjetë të spektaklit, në orën 21:00, në ekranin e Vizion Plus dhe live në dy kanale të dedikuara si dhe në platformën youtube.





