Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 May 2026
Vizion fokus

Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive! Humbin jetën...

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026...

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha është i...

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”, Lamallari: 84...

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do ishte në...

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për situatën brenda...

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa të pakënaqur...

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i ashpër mes...

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues i rugëtimit...

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon rezolutën për...

Shqipëria forcon mbrojtjen kibernetike, i bashkohet NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence

15 Maj 09:29

Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike, me seli në Tallinn, Estoni.

Anëtarësimi i Shqipërisë u zyrtarizua gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në selinë e CCDCOE, ku vendi ynë iu bashkua qendrës së bashku me Finlandën dhe Suedinë, duke e çuar në 39 numrin e vendeve anëtare dhe partnere të këtij rrjeti ndërkombëtar të ekspertizës në mbrojtjen kibernetike.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm për Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, si dhe në thellimin e bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë të NATO-s në përballjen me kërcënimet dhe sfidat në hapësirën kibernetike.

Pjesëmarrja në CCDCOE i krijon Shqipërisë mundësi për shkëmbim ekspertize, përfshirje në kërkime dhe analiza strategjike, pjesëmarrje në trajnime dhe stërvitje ndërkombëtare, si dhe bashkëpunim më të ngushtë me ekspertë dhe institucione të specializuara nga vendet aleate dhe partnere.

E themeluar në vitin 2008 dhe e akredituar nga NATO, CCDCOE është një nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes kibernetike, e fokusuar në kërkimin shkencor, analizën strategjike, trajnimet profesionale dhe zhvillimin e praktikave më të mira për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike. Qendra organizon gjithashtu Locked Shields, stërvitjen më të madhe dhe më komplekse në botë në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Ky anëtarësim forcon më tej pozicionin e Shqipërisë në ekosistemin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike dhe rrit bashkëpunimin me strukturat dhe ekspertët kryesorë të NATO-s në këtë fushë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
NATO shqiperia

Nga e njëjta kategori

Tentoi të vriste me armë zjarri një person, arrestohet pas 5 muajsh 23-vjeçari në Kamëz

më shumë...

Organizuan vrasjen e Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur 3 persona, anëtarë të grupit “Bajri”

më shumë...

Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

më shumë...

Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive! Humbin jetën 5 italianë, nëna me vajzën 23-vjeçare, dy studentë dhe një zhytës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:24

Tentoi të vriste me armë zjarri një...

10:02

Organizuan vrasjen e Prendit dhe familjarëve të...

9:58

Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë,...

9:48

Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive!...

9:29

Shqipëria forcon mbrojtjen kibernetike, i bashkohet NATO...

9:26

Dy aksidente rrugore në Vlorë, disa të...

8:33

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Lennart...

8:30

Mot i paqëndrueshëm, si do të luhaten...

8:08

“Financat kërkojnë më shumë kujdes gjatë kësaj...

10:23

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha...

10:14

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”,...

10:09

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do...

10:07

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për...

10:03

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa...

9:48

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i...

9:31

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues...

9:22

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon...

9:22

Votat PS-PD për integrimin, Shkurti: Për çështje...

9:18

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin,...

8:50

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e...

Më të klikuarat

  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spita...
  • U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korç...
  • Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.