Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka theksuar se situata brenda kampit kundërshtar nuk është më e qetë.
Ai tha se, në bisedat që ka pasur me kolegët socialistë, ka kuptuar se aty ka shumë pakënaqësi.
Sipas tij, shumë deputetë socialistë janë në kushte opozite brenda PS-së, pasi nuk kanë forcë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si i shikoni përplasjet brenda PS?
Mziu: Kemi një parlament kukull. Niko Peleshi është kryeparlamentari më i dobët, pasi është i vetmi kryetar që mban sytë te kryetari i grupit parlamentar. Edhe vetë Taulant Balla është patericë e kryeoligarkut të Shqipërisë. Unë, në komunikimet që bëj me kolegë të majtë socialistë, thonë që ka pakënaqësi totale. Shumica prej tyre nuk janë përfitues të pushtetit, janë si opozitarë. Kemi të bëjmë me një oligarki ku vendos njëshi se çfarë duhet të bëhet.





