Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2026
Vizion fokus

“O miko”, debat mes Ulsi Manjës dhe Niko Peleshit,...

Berisha akuza mazhorancës: Ju jeni armiqtë e vërtetë të...

I dënuar me 18 vite burgim, ekstradohet nga Greqia...

E moshuara gjendet e pajetë në banesë, familjarët kishin...

Integrimi i vendit në BE/ Hasani prezanton projekt-rezolutën: Shqipëria...

Balla: Komisioni i Jashtëm miraton projektrezolutën për integrimin

Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Të vijë këtu të...

“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat...

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e...

Aktorja e famshme shkak i shuplakës së Brigitte ndaj...

Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

14 Maj 10:07

Pas një periudhe tensionesh politike dhe përplasjesh në Kuvend, mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi për një rezolutë të përbashkët mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Dokumenti, që pritet të miratohet në seancën plenare, e cilëson integrimin evropian “objektiv strategjik kombëtar” dhe vendos theksin te forcimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e reformave, kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit dhe monitorimin e negociatave me BE-në.

Rezoluta parashikon angazhime konkrete nga të dyja palët politike për forcimin e dialogut, garantimin e pjesëmarrjes së plotë të opozitës në jetën parlamentare dhe respektimin e standardeve demokratike, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Në dokument kërkohet gjithashtu përshpejtimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, mbështetje për institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe garantimi i lirisë së medias dhe pluralizmit mediatik.

Rezoluta vjen në një fazë të rëndësishme për procesin e integrimit, ndërsa Shqipëria pret vlerësimin për raportin IBAR dhe avancimin e mëtejshëm të negociatave me Bashkimin Evropian.

Pjesë nga rezoluta 

Kuvendi i Shqipërisë angazhohet:

Të forcojë në tërësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë rolin e tij në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të ushtrojë në mënyrë të plotë dhe efikase funksionin ligjbërës dhe mbikëqyrës për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke garantuar cilësinë e legjislacionit, përafrimin me acquis të BE-së dhe zbatimin e tij konkret në praktikë.

Të forcojë kontrollin parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, institucioneve dhe agjencive të pavarura, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit mes pushteteve, duke rritur transparencën, auditimin dhe llogaridhënien.

Mazhorancaangazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Opozita angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Të dyja palët angazhohen për forcimin e dialogut politik.

Të thellojë angazhimin e përbashkët me qytetarët, grupet e interesit dhe aktorë të tjerë të shoqërisë, me qëllim njohjen dhe gjithëpërfshirjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të intensifikojë ritmin e reformës zgjedhore nëzbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, përgarantimin e zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Të japë mbështetje të plotë për institucionet kushtetuese dhe/ose të krijuara me ligj, duke përfshirë dhe garantimin e zbatimit të vendimeve të tyre ligjore.

Të kërkojë përforcimin e përpjekjeve dhe të konsolidojë rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke garantuar mbështetje të plotë për institucionet përkatëse dhe zbatimin e kërkesave të Bashkimit Evropian.

Të kërkojë respektimin e lirisë së shprehjes, garantimin e pluralizimitmediatik, përmirësimin e mekanizmave tëmbrojtjes së gazetarëve dhe gazetarisë së lirë, duke garantuar një mjedis mediatik të lirë, konkurrues dhe profesional.

Të monitorojë luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, për mbrojtjen e integritetit të proceseve demokratike dhe të interesave strategjike kombëtare.

Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet evropiane.

Të forcojë partneritetin ndërparlamentar me Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke kontribuar aktivisht në diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet dypalëshe me to.

Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i qenësishëm i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Këshillit të Ministrave:

Të raportojë në përputhje me kuadrin ligjor, përfshirë plotësimin e piketave përmbyllëse për të gjithë grupkapitujtnegociues dhe konkluzionet e konferencave ndërqeveritare.

Të garantojë zbatim të plotë dhe të qëndrueshëm të legjislacionit në përputhje me acquis të BE-së, duke përshpejtuar reformat në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjyqësor dhe fushat e tjera të GrupkapitullitI “Themelorët”.

Të sigurojë sinergjinë mes instrumenteve të ndryshme financiare të Bashkimit Evropian, shteteve anëtare të tij dhe partnerëve ndërkombëtarë për zhvillim, duke raportuar në mënyrë të posaçme në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me mbështetjen e partnerëve për zhvillim për procesin e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian;

Të garantojë parashikime të dedikuara buxhetore në çdo program buxhetor për zbatimin e reformave kyçe në kuadër të procesit të anëtarësimit, me fokus të veçantë në mbështetjen për institucionet ligjzbatuese.

Të përputhë kuadrin ligjor për prokurimet publike me qëllim forcimin e transparencës dhe konkurrencës në prokurimet publike dhe përdorimin e fondeve të BE-së.

Të përshpejtojë reformën në administratën publike në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian me qëllim rritjen e efikasitetittë saj dhe të zbatojë me përpikëri kriterin e meritës në rekrutime.

Të mbrojë mjedisin dhe zonat e mbrojtura, në përputhje me standardet e BE-së.

Të sigurojëkonsultim gjithëpërfshirës me opozitën, shoqërinë civile dhe grupet e interesit për të garantuar një vendimmarrje me bazë sa më të gjerë.

I kërkon të forcojë më tej kapacitetet e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

I kërkon që të intensifikojë një fushatë ndërgjegjësuese mbi Bashkimin Evropian dhe standardet evropiane si nxitëse të transformimit evropian në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

I kërkon të mbështesëmë tej pushtetin vendor në forcimin e kapaciteteve të tij, për ta përgatitur për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kuvendi i Shqipërisë

Rithekson se përparimi në procesin e anëtarësimit duhet të matet mbi bazën e meritës, standardeve demokratike dhe arritjeve të verifikueshme, me qëllim që Shqipëria të ecë me hapa të qëndrueshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Kuvendi Rezolutë

Nga e njëjta kategori

“O miko”, debat mes Ulsi Manjës dhe Niko Peleshit, çfarë ndodhi mes socialistëve

më shumë...

Berisha akuza mazhorancës: Ju jeni armiqtë e vërtetë të integrimit, e keni hipokrizi

më shumë...

Sa duhet ta mbani temperaturën e kondicionerit kur keni fëmijë të vegjël në shtëpi

më shumë...

I dënuar me 18 vite burgim, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri trafikanti i fëmijëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:12

“O miko”, debat mes Ulsi Manjës dhe...

12:06

Berisha akuza mazhorancës: Ju jeni armiqtë e...

12:01

Sa duhet ta mbani temperaturën e kondicionerit...

11:54

I dënuar me 18 vite burgim, ekstradohet...

11:51

E moshuara gjendet e pajetë në banesë,...

11:38

Shpërthimi në biznesin e Noizyt, Artan Tafani...

11:30

Integrimi i vendit në BE/ Hasani prezanton...

11:22

Balla: Komisioni i Jashtëm miraton projektrezolutën për...

11:10

Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Të vijë...

10:46

“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”,...

10:45

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon...

10:40

Ndërtim i paligjshëm në plazhin e Sarandës,...

10:13

Aktorja e famshme shkak i shuplakës së...

10:07

Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes...

9:46

Çfarë është “kurthi i Tukididit” që Xi...

9:31

Hakmarrësit e zodiakut, kini kujdes nga këto...

9:29

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me...

9:26

Me një listë të vetme, opozita serbe...

8:46

Pasdite pritet shi, si pritet të jetë...

8:43

Takimi historik Trump–Xi në Pekin! Paralajmërimi për...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikol...
  • Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar ulje me disa cent...
  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioz...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.