Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 May 2026
Vizion fokus

Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën “arrest në...

Kina sheh një “gjigant që çalon” teksa SHBA-së i...

“Meta është në ‘top formë’, i kishin çuar kostumin...

BE miratoi sanksione ndaj kolonëve izraelitë për sulmet ndaj...

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të bashkëpandehurit e...

Të shtëna në Francë! Dy të vdekur dhe disa...

Ibrahimaj në Berlin:Shqipëria rol aktiv në avancimin e reformave...

Koreja e Veriut do të lëshojë automatikisht raketat bërthamore...

Macron ndërpret samitin në Nairobi

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit mund të...

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin e ish-kancelarit Schröder në Ukrainë

11 Maj 16:17

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin që ish-kancelari Gerhard Schröder të ndërmjetësojë në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, deklaroi se Rusia i njeh personat përgjegjës në Europë për çështjet e negociatave dhe se ekziston tashmë një kornizë e qartë ndërmjetësimi.

“Nëse Moska dëshiron seriozisht negociata, atëherë dihet kush përfaqëson palën europiane”, tha ai.

Sipas Berlinit, Europa duhet të ketë rol të drejtpërdrejtë në çdo proces paqeje dhe nuk mund të lihet jashtë vendimeve për të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë europiane.

Propozimi i Putinit ka shkaktuar reagime të ndryshme në Gjermani. Partitë e Gjelbërve dhe e Majta e kundërshtuan hapur idenë, duke theksuar se Schröder nuk ka më besueshmëri në Europë për shkak të lidhjeve të tij të afërta me Kremlinin.

Brenda Partisë Socialdemokrate (SPD), ku bën pjesë edhe Schröder, pati qëndrime të ndara. Disa deputetë kërkuan që çdo ofertë për paqe të shqyrtohet seriozisht, ndërsa të tjerë e cilësuan propozimin si manovër politike të Rusisë.

Nga ana tjetër, partia e ekstremit të djathtë AfD u shpreh e hapur ndaj mundësisë që ish-kancelari gjerman të luajë rol ndërmjetësues.

Ndërkohë, një zëdhënës i Gerhard Schröder deklaroi se ish-kancelari nuk do të komentojë mbi këtë çështje.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gjermania Schröder

Nga e njëjta kategori

Kina sheh një “gjigant që çalon” teksa SHBA-së i shterojnë armët në luftën me Iranin

më shumë...

“Meta është në ‘top formë’, i kishin çuar kostumin e gabuar”, Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Dosja jonë, politike!

më shumë...

BE miratoi sanksione ndaj kolonëve izraelitë për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, reagon Izraeli

më shumë...

Të shtëna në Francë! Dy të vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi të armatosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:19

Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën...

5:59

Kina sheh një “gjigant që çalon” teksa...

5:53

“Meta është në ‘top formë’, i kishin...

5:48

BE miratoi sanksione ndaj kolonëve izraelitë për...

5:34

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të...

5:15

Të shtëna në Francë! Dy të vdekur...

4:58

Ibrahimaj në Berlin:Shqipëria rol aktiv në avancimin...

4:53

Koreja e Veriut do të lëshojë automatikisht...

4:46

Macron ndërpret samitin në Nairobi

4:31

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:29

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit...

4:17

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin...

4:03

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet...

3:28

Durrës, interes për blerje pronash, agjentët imobiliarë:...

3:21

Policia e Shtetit vlerëson 7 efektivë që...

2:53

“Nuk ka rrezik nga Hantavirusi”, ISHP: Virusi...

2:37

“BE shton kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Rama...

2:34

Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk...

2:29

“I lodhur dhe i plakur”, pamja e...

2:03

Nis me debate seanca në GJKKO ndaj...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual k...
  • “E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”, flet babai i...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë para...
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.