Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 May 2026
Vizion fokus

Të shtëna në Francë! Dy të vdekur dhe disa...

Ibrahimaj në Berlin:Shqipëria rol aktiv në avancimin e reformave...

Koreja e Veriut do të lëshojë automatikisht raketat bërthamore...

Macron ndërpret samitin në Nairobi

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit mund të...

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin e ish-kancelarit...

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet turistike?

Durrës, interes për blerje pronash, agjentët imobiliarë: Të huajt...

“BE shton kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Rama fsheh rekomandimet...

Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk kanë lidhje...

Policia e Shtetit vlerëson 7 efektivë që dolën në pension pas mbi 40 vitesh shërbim

11 Maj 15:21

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vlerëson me Certifikatën e Karrierës, 7 punonjës policie që kanë shërbyer për më shumë se 4 dekada në strukturat e Policisë së Shtetit.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm:

“Përshëndetje,

Sot është një ditë vlerësimi, respekti dhe mirënjohjeje për 7 kolegët tanë, të cilët pas një rruge të gjatë dhe dinjitoze në radhët e Policisë së Shtetit, mbyllin një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre profesionale.

Jemi mbledhur jo thjesht për të përcjellë disa punonjës në pension, por për të vlerësuar dhe nderuar kolegë që kanë dhënë dekada nga jeta e tyre për sigurinë publike, për forcimin e institucioneve dhe për edukimin e brezave të rinj të Policisë. Secili prej jush ka lënë gjurmë në strukturat ku ka shërbyer dhe ka kontribuuar në ndërtimin e një policie më profesionale dhe më të besueshme.

Të nderuar kolegë që mbyllët karrierën,

Pensioni nuk është fundi i kontributit tuaj. Është fillimi i një etape të re në jetën tuaj, për më shumë kohë për veten, për familjen që ka qenë mbështetja juaj më e madhe gjatë viteve të shërbimit, shpesh duke ndarë me ju vështirësitë, sakrificat dhe mungesat që sjell kjo detyrë.

Lidhja juaj me Policinë e Shtetit nuk mbaron sot. Përvoja, profesionalizmi dhe vlerat që keni ndërtuar ndër vite do të mbeten një referencë e vyer për brezat e rinj. Ndaj, edhe pas daljes në pension, dera e Policisë së Shtetit do të jetë gjithmonë e hapur për ju, për mendimet, këshillat, sugjerimet dhe eksperiencën tuaj të vyer.

Në emër të Policisë së Shtetit dhe në emrin tim personal, ju falënderoj dhe ju uroj shëndet, jetë të gjatë, qetësi dhe krenari për gjithçka keni dhënë për Policinë e Shtetit dhe për qytetarët shqiptarë.

Faleminderit!”

Punonjësit e Policisë që dolën në pension falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për vlerësimin që iu bëri për kontributin dhe përkushtimin gjatë punës disadekadëshe në strukturat e Policisë së Shtetit dhe i uruan atij, suksese në përmbushjen e kësaj detyre kaq të rëndësishme dhe fisnike që ai ka marrë përsipër, siç është drejtimi i Policisë së Shtetit, për t’iu shërbyer qytetarëve.

View this post on Instagram

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
efektive policia Vleresime

Nga e njëjta kategori

Të shtëna në Francë! Dy të vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi të armatosur

më shumë...

Ibrahimaj në Berlin:Shqipëria rol aktiv në avancimin e reformave të tregut të punës dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në rajon

më shumë...

Koreja e Veriut do të lëshojë automatikisht raketat bërthamore në rast se vritet Kim Jong Un

më shumë...

Macron ndërpret samitin në Nairobi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:15

Të shtëna në Francë! Dy të vdekur...

4:58

Ibrahimaj në Berlin:Shqipëria rol aktiv në avancimin...

4:53

Koreja e Veriut do të lëshojë automatikisht...

4:46

Macron ndërpret samitin në Nairobi

4:31

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:29

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit...

4:17

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin...

4:03

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet...

3:28

Durrës, interes për blerje pronash, agjentët imobiliarë:...

3:21

Policia e Shtetit vlerëson 7 efektivë që...

2:53

“Nuk ka rrezik nga Hantavirusi”, ISHP: Virusi...

2:37

“BE shton kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Rama...

2:34

Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk...

2:29

“I lodhur dhe i plakur”, pamja e...

2:03

Nis me debate seanca në GJKKO ndaj...

1:49

Hëna e Re sjell ndryshime të forta,...

1:47

Protesta e tregtarëve në Vlorë, kryebashkiakja Mersini:...

1:33

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti...

1:18

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për...

12:55

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual k...
  • “E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”, flet babai i...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë para...
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.