Tragjedia e Durrësit, sipas ekspertëve, duhet të jetë një moment reflektimi për ligjvënësit për të rishikuar kodin rrugor, i cili në vitin 2023, falë ndryshimeve favorizuese, i jep mundësinë shoferëve të dehur që të paguajnë dyfishimin e gjobës dhe të mos u hiqet leja e drejtimit.
Ndryshimet në kod duhet të jenë më të ashpra thonë ekspertët e sigurisë duke akuzuar se ndryshimet e para 3 viteve u bënë për të favorizuar interesat e një grupi njerëzish dhe jo për sigurinë kombëtare.
“Nësë gjerat janë shmangur për të favorizuar një grup të caktuar njerëzish, pastaj mund të themi që flasim për interesa të grupit, apo të individëve dhe të për interesat e sigurisë kombëtare dhe të parandalimit të ngjarjeve të tilla, të cilat janë të frikshme dhe aq më tepër ngjarje të tilla që mund të krijojnë problematika sidomos tek fëmijët, apo në shkolla ku shpjetësia e lëvizjes së mjeteve është problematike”, tha Fatjon Softa, ekspertët i sigurisë
Sa i takon diskutimeve a duhet të cilësohen si vrasje këto aksidente me pasoja tragjike, Softa shprehet se është e vështirë, por ngjarja në fjalë mund të ishte parandaluar nga Policia e Durrësit e cila sipas tij nuk ka marrë masa.
“Është e vështirë, sepse tentoi dhe Italia ta bënte një gjë të tillë, por nuk arriti dot. Për aq kohë sa është shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor nuk është vrasje. Rasti konkret nuk është çështje vrasje, por çështje mosparandalimi për faktin se ai person ka qënë me një histori shkeljesh dhe përsëritës, madje dhe zona e ka kërkuar disa herë te komisariati i zonës për ta proceduar dhe nuk ka pasur reagime. Nëse do të ishte hequr patenta atij, nuk do te kishim patur këtë situatë që kemi.”
Në shqipëri kanë ndodhur disa radte të aksienteve tragjike me të mitur. Rasti i ngjashëm është ai në plazhin e Potamit ku humbi jetën si pasojë e përplasjes nga skafi një vajzë 7-vjeçare. Autori, ish-efektivi Arjan Tase u akuzua nga Prokuroria e Vlorës për vrasje me dashje dhe jo për aksident me pasojë vdekjen. Argumenti që përdori organi i akuzës për Tasen ishte fakti se ai kishte pasur dijeni për rrezikun që i kanosej qytetarëve, nëse futej në zonën e notimit e cila ishte e mbushur me pushues. Një rast i ngjashëm dhe me Nikoll Radaçin, një person i alkoolizuar që kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij.
/vizionplus.tv





