Finalizohet në Tiranë operacioni policor i koduar “Golds”, pas një vjedhjeje të ndodhur në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”.
Sipas policisë, një 17-vjeçar është identifikuar dhe vënë në pranga, pasi dyshohet se ka vjedhur varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u bë e mundur kapja në kohë e autorit të dyshuar.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





