Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”, duke goditur një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat i veprimeve hetimore të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një lokali ku zhvillohej kjo veprimtari e paligjshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, në rrugën “Kajo Karafili”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe sekuestruan 4 makineta për lojëra fati, një tavolinë për lojën “Poker”, si dhe pajisje dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.
/vizionplus.tv





