Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç...

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia arreston dy...

Plas te Lacio pas eliminimit nga Kupa, Gatuzo sher...

“Territori i ri i SHBA-së”, Trump publikon hartën e...

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s: Ura mbi...

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi: Forcat e...

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg...

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e Gjermanisë ka...

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut! Shënohet...

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...

Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri me çështjen “Partizani”? Balla: Ka firmosur!

30 Prill 16:01

Në SPAK po vijon përballja mes Taulant Ballës dhe Jamarbër Malltezit për çështjen “Partizani”.

Balla është pyetur nga avokatët e Sali Berishës se çfarë lidhje ka ky i fundit me dosjen në fjalë. Balla, si kallëzues ka deklaruar se privatizimi dhe ndërtimi në këtë kompleks sportiv është bërë me firmën e Berishës kur ai ka qenë në pushtet.

Pjesë nga seanca:

Klodiana Gjyzari, avokatja e Sali Berishës, pyet Ballën:

Gjyzari: Keni paraqitur një sërë dokumentesh në kallëzim. Ju keni hetuar në lidhje me këtë çështje. Në çfarë gjendjeje ishin ato objekte?

Balla: Ato objekte më dukeshin në gjendje shumë të mirë, pasi ishin rikonstruktuar disa vite më parë.

Gjyzari: Nuk ju kujtohet viti apo subjekti që i ka rikonstruktuar?

Balla: Unë them që ato janë privatizuar; janë privatizuar me vlerë qesharake.

Gjyzari: Sa duhet të ishte vlera sipas jush?

Balla: Unë nuk jam ekspert, por për mua duhet të ishte shumë më tepër, ndoshta dhjetë herë më shumë.

Gjyzari: Kur keni shkuar në vitin 2012 dhe i keni parë në bazë të hetimit 15-vjeçar që keni bërë, pse nuk thoni se kush i kishte në posedim dhe kush i ka privatizuar?

Balla: Unë di që i kishte shteti, por nuk di kush i kishte në posedim.

Gjyzari: A e dini kur është ndërtuar për herë të parë në këto territore dhe kur është dhënë leja e ndërtimit për herë të parë?

Balla: E keni në kallëzimin tim; pas vitit 2011, kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.

Gjyzari: Kur është dhënë leja e ndërtimit?

Balla: I pandehuri ka ndërtuar pas vitit 2011.

Gjyzari: Cilat janë procedurat për leje ndërtimi?

Balla: S’kam dijeni.

Gjyzari: Çfarë lidhje ka kryeministri Berisha me njohjen, kthimin dhe privatizimin e pronës?

Balla: Ka firmosur vendimet e Këshillit të Ministrave, sipas dyshimeve të mia, për të gjitha këto faza. I keni edhe në kallëzimin tim.

Genc Gjokutaj: E njihni shtetasin Edi Rama?

Balla: E njoh patjetër. E njoh në mënyrë sistematike.

Gjokutaj: A ke kryer veprime konkrete për të parandaluar procedurën e korrupsionit që pretendoni, a keni kryer veprime për këtë çështje, për këtë leje?

Balla: E kam ngritur këtë çështje në Parlamentin shqiptar. Pastaj kam bërë detyrën time si qytetar, duke bërë kallëzimin.

Balla pyetet nëse ka folur me Ramën përpara se të bënte kallëzimin, apo nëse ka dijeni se ai ka firmosur zhvendosjen e destinacionit.

Gjokutaj: Ka një problem, që ai ka firmosur kthimin e këtij klubi sportiv në terren ndërtimi, është kryetari juaj. Rrëfimi juaj sot bie ndesh me veprimin që ka kryer kryetari i tij.

Balla: As për këtë kallëzim, as për kallëzime të tjera, nuk kam marrë leje nga kryetari i partisë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Takimi me Abdixhikun, Kurti: Synojmë konsituimin e institucioneve!

më shumë...

Plas te Lacio pas eliminimit nga Kupa, Gatuzo sher me pasardhësin e Tares në dhomat e zhveshjes

më shumë...

“Territori i ri i SHBA-së”, Trump publikon hartën e Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s: Ura mbi Ibër duhet të qendrojë e mbyllur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:00

Takimi me Abdixhikun, Kurti: Synojmë konsituimin e...

5:41

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/...

5:23

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia...

5:13

Plas te Lacio pas eliminimit nga Kupa,...

5:07

“Territori i ri i SHBA-së”, Trump publikon...

4:46

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s:...

4:41

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi:...

4:26

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë...

4:22

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e...

4:20

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e...

4:07

Parashikimi i moti për ditën e mërkurë,...

3:26

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund...

3:17

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau...

3:05

“Më thanë se isha e pushtuar që...

2:49

Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: 6...

2:42

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

2:41

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri...

2:36

Ky gabim që bëni kur prisni shalqirin...

2:16

Reforma e re territoriale e bashkon me...

2:16

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.