Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më...

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i dyshes së...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

Presidenti Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

26 Prill 17:31

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime me përfaqësues institucionalë dhe komunitetin shqiptar.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj u takua me zëvendësguvernatoren e Massachusetts, Maura Healey, kryetarë bashkish dhe përfaqësues të institucioneve vendore në zonat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë së Worcester-it, Joe Petty, i dorëzoi Presidentit Begaj Çelësin e Qytetit.

Presidenti vizitoi gjithashtu Katedralen “Shën Gjergji” në Boston, Bibliotekën e Fan Nolit dhe Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Maria”.

Në Qendrën Komunitare Shqiptare në Beverly, ai u prit nga kryetari i bashkisë së Beverly, Michael P. Cahill dhe qindra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, në një takim që mori karakterin e një feste të vërtetë të diasporës.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj vuri theksin te rëndësia historike e Bostonit për shqiptarët dhe roli i diasporës në formësimin e shtetit shqiptar.

“Bostoni për ne shqiptarët është një vend me kujtesë. Një vend ku historia jonë nuk është vetëm në libra, por në njerëz, në familje, në institucione dhe në komunitetin që ju e keni ndërtuar me punë dhe përkushtim,” u shpreh Presidenti Begaj.

Ai shtoi se në këtë qytet janë hedhur themelet e rëndësishme për çështjen shqiptare dhe orientimin perëndimor të vendit.

“Këtu janë folur ide të hershme për shtetin, kombin dhe orientimin tonë perëndimor. Nga diaspora e hershme, nga koha e Fan Nolit, deri te familjet që kanë ardhur në vitet ’90, ky komunitet ka qenë gjithmonë një zë i fortë në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës,” vlerësoi Presidenti.

Duke folur për rrugëtimin e emigrantëve shqiptarë, Presidenti theksoi sakrificat dhe sukseset e tyre.

“Shumë prej jush e dini nga përvoja personale se çfarë do të thotë të largohesh nga vendi. Por ajo që është më e rëndësishme është se nuk e keni harruar kurrë prej nga vini. Keni ruajtur gjuhën, traditën dhe lidhjen me Shqipërinë dhe Kosovën,” u shpreh Begaj.

Ai nënvizoi se shqiptarët janë pjesë aktive e shoqërisë amerikane dhe një histori suksesi në shumë fusha.

Në përfundim, Begaj theksoi nevojën për një lidhje më të fortë mes shtetit dhe diasporës.

“Ne kemi kaluar shumë si komb dhe kemi një mundësi të re për të ndërtuar të ardhmen. Kjo nuk bëhet vetëm nga brenda vendit, por bashkë me ju. Ju nuk jeni larg Shqipërisë, jeni pjesë e saj,” deklaroi Presidenti.

Ai shtoi se kjo lidhje duhet të forcohet dhe të kthehet në bashkëpunim konkret në shërbim të zhvillimit të vendit.

“Le ta forcojmë këtë lidhje, me besim, respekt dhe vizion të përbashkët,” përfundoi Presidenti Begaj.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj Presidenti

Nga e njëjta kategori

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet

më shumë...

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në spital 27-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja kush u largua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

10:48

Disa mënyra për të minimizuar rrathët e...

10:37

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja...

10:33

E rëndë, ra në kontakt me energjinë...

10:20

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin...

10:11

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja...

10:11

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë...

10:03

Çfarë është ishemia cerebrale?

9:58

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën...

9:38

A i “pastron” veshkat një gotë ujë...

9:18

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet...

9:10

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i...

8:45

E rëndë në Malin e Zi, vrasje...

8:40

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe...

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.