Një sërë qeverish, të shteteve të vogla dhe të mëdha kanë marrë masa konkrete për të amortizuar kostot nga rritja e çmimeve. Konkretisht vendet e rajonit kanë reaguar në disa drejtime

Në Shqipëri qeveria uli vetëm pesë ditë akcizën për çmimin e naftës, që kaloi çmimi prej 220 lekë. Por a po e injoron qeveria krizën e çmimeve?
“Kjo luftë duket se nuk po mbaron. Ndaj në këto kushte me këtë realitet të ri, qeveria do të detyrohet që të hartojë një paketë mbështetëse, unë jam i bindur që ajo do të jetë gati në qershor. Sado ta vonojë qeveria këtë paketë ajo do të jetë e detyruar ta hartojë, pasi efektet po përshkallëzohen dhe mbi të gjitha nuk ka më kthim pas të çmimeve. Duket sikur jemi përballë një rendi të ri botërore, ku minimalisht çmimi i naftës nuk pritet të ulet”, tha Enio Civici ekspert ekonomie në Vizion Plus.
Sipas Civicit shumë shtete kanë marrë masa të kombinuara ndaj dhe qeveria duhet të shohë në dy drejtime.
“Vetëm një ulje akcize kur kalon kufirin 220 lekë nuk mjafton. Unë jam i mendimit se duhet një politikë e re taksash ose ulje apo pezullim të përkohshëm, e kombinuar me një paketë mbështetëse për sektorët apo familjet në nevojë. Vetëm një masë nuk mjafton”, tha Civici.
Edhe eksperti i ekonomisë Enio Civici është i mendimit se sektori i bujqësisë duhet të jetë në vëmendje, madje sipas tij edhe skema e mbështetjes së naftës pa taksa do të rikthehet, në një tjetër formë, formula e të cilës ende nuk është përcaktuar.





