Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët, dërgohen...

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes tubacionit Druzhba

Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit...

U plagos gjatë sulmit të Hezbollahut në Liban, vdes...

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë...

Irani: Do kthehemi në diplomaci dhe negociata vetëm nëse...

Dyshimet për abuzim me fondet e bujqësisë, Parlamenti grek...

Rebrov e mbyll me Ukrainën

Zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, Këshilli Bashkiak mblidhet...

Zgjatja e armëpushimit, Trump: Bisedimet e reja me Iranin...

Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE

22 Prill 15:49

Mali i Zi ka bërë një hap para drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi shtetet e bllokut më 22 prill u pajtuan që të nisnin punën në traktatin e anëtarësimit, thanë zyrtarët.

Ambasadorët nga 27 shtetet anëtare të BE-së vendosën që të themelojë një “grup ad hoc pune” për hartimin e traktatit të anëtarësimit – një hap teknik, por kyç në rrugën drejt anëtarësimit, sipas zyrtarëve.

“Ne jemi të bindur se kjo do të dërgojë një mesazh të fuqishëm që anëtarësimi është i arritshëm për partnerët e zgjerimit”, tha një zëdhënës i Qipros, vend që aktualisht kryeson presidencën e BE-së.

Zëdhënësi tha se ky vendim u mor gjatë një takimi në Bruksel.

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, janë shtetet që kanë bërë përparim më të madh në rajon në rrugën drejt BE-së, dhe pritet që të bëhen shtetet e para që do t’i bashkohen BE-së që kur Kroacia u pranua në bllok më 2013.

Podgorica ka përmbyllur negociatat për 14 nga 35 të ashtuquajturat “grupe kapitujsh” – runde bisedimesh të organizuara sipas fushave të ndryshme, nga tatimet deri te politika mjedisore – duke rritur shpresat se mund të bëhet anëtare e BE-së në vitet e ardhshme.

“Lajm jashtëzakonisht i mirë po vjen nga Brukseli”, tha ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorqeviq.

Themelimi i grupit të punës është “edhe një tjetër konfirmim se jemi në rrugën e duhur që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028”, shtoi ajo.

Autoritetet në Mal të Zi synojnë të përmbyllin negociatat për anëtarësim deri në fund të këtij viti, në mënyrë që të hapet rruga për nënshkrimin dhe ratifikimin e traktatit të anëtarësimit, një proces që bazuar në praktikat e kaluara zgjat nga një deri në tre vjet./rel

Posted Under:
Anash Bota Rajoni
Tagged:
BE Mali i Zi

Nga e njëjta kategori

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët, dërgohen drejt Spitalit të Traumës

më shumë...

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj! Ndihmë financiare edhe për transportin publik

më shumë...

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes tubacionit Druzhba

më shumë...

Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:43

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy...

6:43

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani:...

6:26

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes...

6:24

Mali i Zi drejt fundit të procesit...

6:07

U plagos gjatë sulmit të Hezbollahut në...

5:57

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin...

5:52

Irani: Do kthehemi në diplomaci dhe negociata...

5:34

Dyshimet për abuzim me fondet e bujqësisë,...

5:24

Rebrov e mbyll me Ukrainën

5:20

Zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, Këshilli...

5:20

Zgjatja e armëpushimit, Trump: Bisedimet e reja...

4:57

Gjermania prezanton strategjinë e re për forcat...

4:49

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:37

Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin...

4:27

SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve

3:49

Mali i Zi më afër anëtarësimit në...

3:31

Irani: Kemi kapur dy anije në Ngushticën...

2:58

Zjarri në Bushat ende aktiv, retë  e...

2:55

“Rama mbrojti aferat e AKSHI-t”,Berisha lexon pronat...

2:33

Inspektohet nënstacioni “Tirana 3”, Karakaçi: Investim kyç...

Më të klikuarat

  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari...
  • Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndod...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.