Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Laçit.
Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë njëri nga shoferët dhe dy pasagjerët janë plagosur.
Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
“Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.





