Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 April 2026
Vizion fokus

Aksident në Gjirokastër, mjeti i bashkisë përplas një makinë

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Tymi mbulon aksin Lezhë-Milot, shkak djegia e gomave

DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe dronë “kamikazë”...

Trump: Irani zotohet të mos mbyllë kurrë më Ngushticën...

Protesta e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbërrin...

U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim,...

Samiti i Parisit, Macron: Ngushtica e Hormuzit të hapet...

Britania e Madhe dhe Franca me mision ushtarak në...

Trump kritikon përsëri NATO-n: Më pyetën tani nëse dëshironim...

Opozita proteston sot në bulevard, tubimi me fjalime, kërkohet largimi i Ramës dhe qeveri teknike

17 Prill 15:39

Sot, në orën 19:00, opozita zhvillon protestën e 7-të kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Partia Demokratike ka vendosur t’i kthehet modelit të tubimeve me fjalime dhe, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po punohet për vendosjen e skenës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pak orë para protestës deklaroi se qytetarët ngrihen sot për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që më së fundi, duke hequr çdo maskë, përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij të pallogaritshme dhe të Lubi Ballukut. Akti i fundit i Edi Ramës është akti më armiqësor që ai ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore ndaj shtetit ligjor, demokracisë në Shqipëri.”

Por opozita ka vendosur në qendër të kësaj proteste edhe situatën ekonomike dhe rritjen e çmimit të karburantit.

“Qytetarët shqiptarë kanë sot 1001 motive për të dalë nga guaska e konformizmit dhe e frikës, për t’u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore. Kriza, lufta në Lindjen e Mesme, jashtë atij rajoni, pasojat më të rënda në botë po i përjetojnë qytetarët shqiptarë me çmimin më të lartë në planet të naftës. Dhe kjo jo kryesisht për shkak të luftës, por kryesisht për shkak të naftës Rama, taksë që për litër naftë është më e larta në botë.”

Protestat e opozitës nisën në fundin e vitit të kaluar, kur u bënë publike hetimet e SPAK-ut për ish-zëvendëskryeministren Balluku dhe tenderat e AKSHI-t. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha Protesta

Nga e njëjta kategori

Aksident në Gjirokastër, mjeti i bashkisë përplas një makinë

më shumë...

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

më shumë...

Tymi mbulon aksin Lezhë-Milot, shkak djegia e gomave

më shumë...

DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe dronë “kamikazë” në arsenalin e tij

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:04

Aksident në Gjirokastër, mjeti i bashkisë përplas...

6:51

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në...

6:38

Tymi mbulon aksin Lezhë-Milot, shkak djegia e...

6:22

DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe...

6:07

E rëndë në Kosovë! Ra papritur në...

6:01

Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e forcave...

5:49

Trump: Irani zotohet të mos mbyllë kurrë...

5:34

Protesta e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm i...

5:23

U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen...

5:17

Samiti i Parisit, Macron: Ngushtica e Hormuzit...

5:17

Britania e Madhe dhe Franca me mision...

5:06

Trump kritikon përsëri NATO-n: Më pyetën tani...

5:00

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

4:45

Trump ndalon Izraelit të bombardojë Libanin: Mjaft...

4:24

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, dy...

3:59

“Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie,...

3:47

Dita Botërore e Hemofilisë, të prekurit nga...

3:39

Opozita proteston sot në bulevard, tubimi me...

3:29

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një...

3:24

A do të kemi një miqësore Shqipëri-Kosovë?...

Më të klikuarat

  • “Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë shpirti...
  • “Ka fantazma”, okultisti tregon vendin mistik në...
  • Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 3 të pla...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Futbolli në zi/ Humb jetën në një aksident tragjik ish-porti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.