Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm për Pashkët Ortodokse.
Sipas BBC, Vladimir Putin ka urdhëruar trupave ruse të ndalojnë zjarrin “në të gjitha drejtimet” këtë fundjavë.
Ai shtoi se pret që edhe Ukraina të ndjekë të njëjtin shembull, ndërsa paralajmëroi se trupat ruse do të jenë të gatshme për t’iu përgjigjur çdo “provokimi” apo veprimi agresiv.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, reagoi duke deklaruar se Ukraina është “e gatshme për hapa të njëjtë”, duke theksuar nevojën që qytetarët të përjetojnë një festë pa kërcënime dhe me shpresë për paqe. Ai gjithashtu shprehu dëshirën që Rusia të mos rifillojë sulmet pas përfundimit të armëpushimit.
Ky zhvillim vjen pas thirrjeve të përsëritura të Ukrainës për një armëpushim gjatë festave, të cilat më herët ishin injoruar nga Kremlini.
Procesi i negociatave për një paqe të qëndrueshme mbetet i bllokuar, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol ndërmjetësues, por angazhimi ka rënë pasi presidenti Donald Trump ka zhvendosur fokusin drejt zhvillimeve në Lindjen e Mesme.





