Një aksident i rëndë hekurudhor është shënuar në veri të Francë, ku një tren me shpejtësi të lartë TGV u përplas me një kamion ushtarak.
Ngjarja ndodhi në veri të qytetit Arras rreth orës 07:00 të mëngjesit, në një kalim në nivel. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i trenit humbi jetën, ndërsa 27 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas kompanisë hekurudhore franceze SNCF dhe autoriteteve lokale, rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim.
ALERTE – Le conducteur d'un TGV est mort et 27 passagers blessés dans une collision avec un poids lourd à un passage à niveau de Noeux-les-Mines, dans le Pas-de-Calais (TF1 / Horizon Actu). pic.twitter.com/rTF9xPJjKB
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) April 7, 2026
Ndërkohë, qarkullimi i trenave në këtë segment është ndërprerë dhe pritet të rikthehet jo më herët se mbrëmja e ditës së nesërme.
Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e aksidentit për të ndihmuar të plagosurit.
/vizionplus.tv





