Një ditë pasi në Gjykatën e Posaçme u paraqit si avokati i Erion Veliajt, këtë të enjte Plarent Ndreca ishte në cilësinë e të pandehurit.
Ndreca akuzohet për shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, institucion në të cilin ka shërbyer nga korriku 2019 deri shtator 2020.
Këtë të enjte ai kërkoi shpalljen e pavlefshme të provave dhe fakteve që ka sjellë Prokuroria për Krimet që e dyshon, një vendim që do të merret ne seancën e ardhshme.
Kallëzimi në strukturën e posaçme u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë bere devijime ligjore në garën për ndërhyrje në komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij numër 4 në Tiranë.





