Analisti Armir Shkurti tha se Spiropali duhet të kishte reaguar për problemet që e shqetësonin brenda PS që kur ishte në Kuvend, jo nga rrjetet sociale.
I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai nënvizoi se PS paska pasur një lider ku ka frymë frike, dhe kjo duhet të ishte thënë që në forume.
Pjesë nga biseda:
Shkurti: Me çfarë kontributi u bë ministre e Jashtme dhe kryetare e Kuvendit? Në momentin që i hiqet ky privilegj, reagon në Facebook.
Myslymi: Ramën e kanë irrituar grimacat, reagimet dhe nënqeshjet që ka bërë Spiropali gjatë kohës që flisnin kolegët e saj.
Shkurti: Pse nuk i ka bërë këto reagime kur ishte në qeveri? PS paska pasur një lider ku ka frymë frike, dhe kjo nuk thuhet në forume, por në Facebook.





